Showbiz

Pas tradhëtisë ndaj Khloe Kardashian, një tjetër modele demaskon Tristan Thompson/ 23-vjeçarja i nxjerr mesazhet intime

Tristan Thompson ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike javët e fundit për shkak të një tjetër tradhtie të mundshme ndaj Khloe Kardashian. Një 23-vjeçare e quajtur, Sydney Chase, pretendon se ka shkuar me Tristan Thompson dhe se për herë të fundit ka kontaktuar me futbollistin pas 3-vjetorit të vajzës së tij, True.
Featured image of article: Pas tradhëtisë ndaj Khloe Kardashian, një tjetër modele demaskon Tristan Thompson/ 23-vjeçarja i nxjerr mesazhet intime Khole, Sydney, Tristian

SHBA– Thellohen problemet ne familjen e Khloe Kardashian dhe Tristian Thompson.Modelja 23-vjeçarja Sydney Chase ka shpjeguar situatën me detaje në një video të publikuar në TikTok ku ka treguar se ka pasur një lidhje të shkurtër me Tristan në muajin janar, pasi basketbollisti i kishte thënë se ishte beqar.

Si fillim, ajo foli në lidhje me këtë çështje në një intervistë. Ndërkohë së fundmi Sydney ka zbuluar edhe mesazhet që Tristan i ka dërguar në rrjete sociale. Gjatë një videoje live të regjistruar nga mikesha e Sydney, kjo e fundit ka treguar me zë të lartë mesazhet intime që basketbollisti i ka dërguar, duke i kërkuar edhe foto të trupit. Duke lexuar me zë të lartë nga celulari i saj, Sydney i thotë shoqes:

“Tristan Thompson më tha ‘Më dërgo një foto të tënden’. Më pas Tristan tha ‘Po zemër më pëlqen. Dua të shoh si duken. Jam kurioz. Tashmë jam shumë i lumtur që do kthehem’”, tregoi Sydney, duke ja lënë gjithë fajin Tristan.

Basketbollisti më pas e krahasoi modelen me ish-partneren e tij, Jordan Craig, me të cilën ka dhe një djalë, Prince. Gjithashtu ai i ka treguar se Khloe nuk është tipi i tij, por rri me të për shkak të statusit të saj social.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Khloe nuk është tipi i tij, dhe se Sydney ishte tipi i tij. Ai donte statusin dhe ta ruante këtë status dhe modelja i dukesha si ish-i i tij Jordan Craig.  Më pas ai e ka telefonuar duke i thënë:

‘Ti je ajo që unë pëlqej’ dhe unë i thashë ‘Ti je me dikë tjetër’”, ka treguar më tej Sydney.

Gjithashtu modelja është shprehur e bindur se Khloe ka qenë gjithmonë në dijeni për lidhjen e saj me Tristan.

Shto Koment