Virale

Pas ‘Tironës’ i këndohet Elbasanit, kandidati socialist në hapat e Edi Ramës, i thurr këngë qytetit (Videot)

Geldian Llatja ka bërë një këngë për qytetin e tij bashkë me grupin e njohur “Alar Band”. Kënga na kujton kryeministrin Edi Rama me grupin "West Side Family".
Featured image of article: Pas ‘Tironës’ i këndohet Elbasanit, kandidati socialist në hapat e Edi Ramës, i thurr këngë qytetit (Videot) Edi Rama dhe Geldian Llatja

ELBASAN– Kandidati socialist për Elbasanin, Geldian Llatja duket se po ndjek gjurmët e kryeministrit Edi Rama për këto zgjedhje lokale.

Llatja ka bërë një këngë për qytetin e tij bashkë me grupin e njohur “Alar Band”, ku edhe repon një pjesë të tekstit të “S’ka si ti”.

Ideja nuk është shumë origjinale, pasi në zgjedhjet lokale në vitin 2007, kur kryeministri Edi Rama garonte për Bashkinë e Tiranës, kompozoi dhe këndoi një këngë me titull “Tirona” me grupin e famshëm “West Side Family”.

Nuk dihet nëse Llatja po ndjek hapat e kryetarit të partisë së tij dhe inspiron që një ditë të bëhet edhe kryeministër. 

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “Pas ‘Tironës’ i këndohet Elbasanit, kandidati socialist në hapat e Edi Ramës, i thurr këngë qytetit (Videot)

  1. Futja pordhes,kur i kendohet dhe Elbasanit qytetit me te oabanueshem ne ballkan sgel gjo tjeter. Servil ne kulm per te bo karriere por do digjet shume shpejt

Shto Koment