LIVE UPDATES
Aktualitet

Pas takimit me Margaritin, Bashkimi Europian prezantin planin për Bylisin:Do e promovojmë si destinacion tusirtik

17 Qershor 2020, 11:25 Nga DOSJA

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, u takua dje me ministren e Kulturës, Elva Margariti, për të diskutuar mbi programin e ardhshëm të financuar nga BE-ja për rimëkëmbjen pas tërmetit në trashëgiminë kulturore – EU4Culture.

Gjatë takimit, Soreca dhe Margariti diskutuan dhe theksuan rëndësinë e hartimit të një programi për Bylisin, për të promovuar sitin si një destinacion turistik dhe nisma të tjera të BE-së për promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare. Po ashtu, gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë midis dy institucioneve në fazat e projektimit dhe të zbatimit të programeve të financuara nga BE-ja në kulturë. Soreca tha se bëhet fjalë për një fond prej 6 milionë eurosh që do të përdoret për promovimin e Bylisit në disa plane.

Pse është përfshirë Bashkimi Europian në Bylis?

Pas një kërkese të parë të ministres së Kulturës në mars 2018 dhe konsultimeve të mëtejshme me Delegacionin e BE-së gjatë vitit 2018, ministrja shqiptare e Kulturës, më 20 dhjetor 2018 kërkoi zyrtarisht që BE-ja të sigurojë ndihmë financiare për të ndërhyrë në Bylis, përmes Programit “BE për Zhvillim Ekonomik – Zhvillimi Ekonomik Vendor i udhëhequr nga Turizmi, me fokus Trashëgiminë Kulturore”. Qeveria shqiptare konsideroi se Delegacioni i BE-së kishte siguruar “mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare” dhe se Bylisi përfaqësonte një vend ideal për ta vazhduar një bashkëpunim të tillë, për shkak të rëndësisë së tij kulturore dhe potencialit të turizmit.

Cili është roli i autoriteteve shqiptare në hartimin e programeve të BE-së?

BE-ja bashkëpunon me Shqipërinë në kuadër të Instrumentit Financiar për Para-Anëtarësimit (IPA). Një parim i rëndësishëm është që Shqipëria propozon zyrtarisht ide për projekte dhe programe të reja. BE-ja dhe autoritetet shqiptare në partneritet i zhvillojnë pastaj idetë në projekte dhe programe të plota. Institucionet shqiptare janë të përfshira në vendimmarrje në secilën fazë të procesit. Si ilustrim i këtij parimi, projekti për rehabilitimin e Kompleksit të Manastirit të Apolonisë u zbatua nga BE-ja me kërkesë të autoriteteve shqiptare, nën mbikëqyrjen e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Agjencisë për Shërbime Arkeologjike, për të siguruar përputhjen e plotë me përparësitë e Shqipërisë dhe me kërkesat e ligjit.bylis

Cili është programi i ardhshëm i BE-së për Bylisin?

Programi prej 6 milionë eurosh përqendrohet në promovimin e sitit të Bylisit si një destinacion turistik. Projekti përfshin punime konservimi dhe restaurimi, përmirësime të infrastrukturës, si dhe zhvillim të potencialeve të zhvillimit ekonomik të sitit. Bisedimet dhe përgatitjet për këtë projekt janë në vazhdim. Data indikative e parashikuar e nisjes është fillimi i vitit 2021, me një kohëzgjatje prej 3 deri në 4 vjet. Projekti nuk përfshin menaxhimin aktual të Parkut Arkeologjik të Bylisit, i cili është përgjegjësi vetëm e institucioneve kompetente shqiptare. Projektet e përfunduara të BE-së u janë dorëzuar institucioneve shqiptare, kurrë ndërmarrjeve private apo fondacioneve. Në rastin e Bylisit, kjo do të thotë që institucionet shqiptare do të jenë përgjegjëse për të zgjedhur se si ta menaxhojnë sitin, sipas ligjeve në fuqi.

Si do të menaxhohet programi i BE-së për Bylisin?

BE-ja e zbaton programin ose drejtpërdrejt përmes stafit të vet, ose përmes “organizatave të besuara”. Për Bylisin, Qeveria e Shqipërisë dhe Bashkimi Europian ranë dakord që të zhvilloheshin negociata me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për të zbatuar programin. BERZH u zgjodh për këtë negociatë, pasi është përzgjedhur si një “organizatë e besuar” nga BE-ja dhe po administronte ndërkaq një program më të madh të turizmit dhe të trashëgimisë kulturore, në mënyrë që të sigurohej përputhshmëri midis dy ndërhyrjeve. “Organizatat e besuara” janë organizata ndërkombëtare apo të shteteve anëtare të BE-së, rregullat e të cilave në lidhje me prokurimin, kontabilitetin, sistemet e kontrollit të brendshëm dhe auditimin e pavarur, janë vlerësuar nga BE-ja si ekuivalente me rregullat dhe procedurat e BEsë. Këto kritere kufizojnë llojin e organizatave me të cilat BE-ja mund të punojë me një projekt të tillë si Bylisi. Asnjë institucion në Shqipëri nuk kualifikohet aktualisht si “organizatë e besuar”. “Organizatat e besuara” koordinojnë dhe menaxhojnë programet dhe projektet me një ekip të përzier ekspertësh ndërkombëtarë dhe shqiptarë, si dhe me pjesëmarrjen e organizatave dhe të institucioneve përkatëse shqiptare. Delegacioni i BE-së nuk ka punuar kurrë në vendet e trashëgimisë kulturore në Shqipëri pa ekspertë shqiptarë.

Si është gjendja në lidhje me programin për Bylisin?

Në gusht të vitit 2019, pas pesë muajsh negociata dhe në mungesë të një propozimi për zbatimin e programit nga BERZH-i, BE-ja vendosi të fillojë një proces të ri konkurrimi për të zgjedhur një partner tjetër zbatues midis “organizatave të besuara”. Shteteve anëtare të BE-së dhe organizatave të besuara të kualifikueshme u kërkua më 11 shtator 2019 që të shprehnin interesin e tyre përpara 10 tetorit 2019. Përzgjedhja u krye në bazë të të njëjtave kritere të parashikuara në fillim të marrëveshjes: ekspertizë teknike, kapacitete logjistike dhe menaxhuese të njësisë, partneritet me organe të specializuara në fushën e restaurimit / konsolidimit të monumenteve të trashëgimisë kulturore, punime arkeologjike të lidhura me aktivitetet e lidhura me turizmin, prani dhe përvojë në sektorët e turizmit dhe të zhvillimit vendor (në kontekstin e trashëgimisë kulturore) në Shqipëri. Në nëntor 2019 u mor një vendim për të filluar negociatat me aplikimin më të mirë për programin e ardhshëm për Bylisin. Që nga 13 qershori 2020 këto negociata janë ende në vazhdim dhe, sipas rregullave të BE-së, duhet të mbeten konfidenciale derisa të gjendet një marrëveshje.

Si janë përzgjedhur ekspertët?

Rregullat e BE-së sigurojnë një konkurrencë të drejtë, transparente, të hapur dhe trajtimin e barabartë të konkurrentëve të mundshëm. Rregullat për përzgjedhjen e kompanive, partnerëve zbatues dhe ekspertëve janë të paracaktuara në rregulloret e prokurimit të BE-së dhe duhet të zbatohen në çdo kohë dhe në të gjitha vendet partnere. Delegacionet e BE-së nuk kanë asnjë marzh për t’i ndryshuar këto rregulla. Përzgjedhja bëhet në bazë të cilësisë më të mirë të ekspertizës. BE-ja nuk e kufizon në asnjë mënyrë pjesëmarrjen e ekspertëve bazuar në kombësinë e tyre. Disa kërkesa teknike përcaktohen nga BE-ja para fillimit të prokurimit, për të siguruar ekspertizë të lartë dhe konkurrencë të mjaftueshme. Për shembull, kërkesa fillestare për arsimin për çdo tender të BEsë është një diplomë master. Sidoqoftë, një ekspert me një doktoraturë do të vlerësohej më lart. Për më tepër, një individ apo një kompani që ka marrë pjesë në hartimin e kushteve të referencës për një tender, nuk ka të drejtë të bëjë ofertë në tenderin përkatës, pasi ka një avantazh të padrejtë. Delegacioni i BE-së shpreh keqardhje për çdo përpjekje për të ushtruar presion të panevojshëm në proceset e përzgjedhjes të lidhura me aktivitetet e tij të bashkëpunimit. Individët apo kompanitë nuk mund të përzgjidhen në bazë të kontakteve personale apo reputacionit të tyre.

Kush është i përfshirë në përzgjedhjen e kompanive dhe ekspertëve?

Delegacioni i BE-së punon si ekip në përgatitjen e programeve dhe projekteve. Asnjë vendim nuk është rezultat i veprimeve të një individi të vetëm. Në një program si Bylisi, procedurat e brendshme të vendimmarrjes gjithmonë përfshijnë një sekuencë prej të paktën shtatë anëtarësh të stafit me role dhe përgjegjësi të ndryshme, si dhe nga seksione të ndryshme, duke siguruar kontrolle dhe ekuilibra të fortë. Shefi i Delegacionit mbikëqyr të gjitha aktivitetet e Delegacionit. Sidoqoftë, Shefi i Delegacionit nuk merr pjesë në vlerësimin e propozimeve të projektit dhe në tendera.

Delegacioni i BE-së shpreh keqardhje që anëtarë individualë të stafit të tij janë akuzuar publikisht në bazë të pretendimeve të rreme.

Si i përdor një program i BE-së si ai për Bylisin materialet intelektuale paraekzistuese në lidhje me sitin?

Kushtet e kontratave midis BE-së, kontraktuesve dhe partnerëve zbatues përfshijnë respektimin e të gjitha ligjeve shqiptare në fuqi nga kontraktori, përfshirë ato që rregullojnë të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të drejtat e autorit.

A është përfshirë BE-ja në rishikimin e ligjit për trashëgiminë kulturore?

BE-ja nuk është përfshirë në përgatitjen, hartimin apo ri-hartimin e ligjit për trashëgiminë kulturore të miratuar në vitin 2018.

Marrë nga Panorama.com.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elva margiriti luigi soreca elva margiriti luigi soreca

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni