
TIRANË– Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Tafa Bundo.
Kim ka treguar me anë të një statusi në rrjetet e saj sociale se kishin rënë dakord që procesi i Vettingut të përshpejtohej, në mënyrë që reforma në drejtësi të kishte sukses.
“Institucionet e Vettingut kanë një nga rolet më të vështira, por më të rëndësishme. Unë fola me kryetaren e KPK Genta Tafa Bungo për t’i shprehur falënderimet për guximin dhe këmbënguljen e tyre. Ramë dakord që procesi i Vettingut të shpejtohet. Shqipëria dhe BE-ja duan që reforma në drejtësi të ketë sukses!,”-shkruan Kim.
Aktualisht Vettingu është pezulluar për shkak të pandemisë së COVID-it, megjithatë deri më tani nuk është caktuar një ditë ende për rifillimin e procesit.
(k.m/dosja.al)