Jete & Stil

Pas sulmeve në Christchurch, Facebook ‘detyrohet’ të kufizojë shërbimin ‘Livestream’

Sulmet terroriste në Christchurch në Zelandën e Re, ku mbetën 51 të vdekur. Autori i vrasjes trasmetoi “live” në rrjetin social Facebook “veprën” e tij. Facebook detyrohet të kufizojë shërbimin 'livestream'.
Featured image of article: Pas sulmeve në Christchurch, Facebook ‘detyrohet’ të kufizojë shërbimin ‘Livestream’ Facebook.

Vendimi është marrë gjatë samitit të thirrur pas sulmeve në dy xhamitë e Christchurch-it në Zelandën e Re. (lexo këtu)

Rrjeti më i madh social shpalli këtë ndryshim si një politikë të re për ata që shkelin rregullat e reja të transmetimit “live” në Facebook. Edhe kryeministrja neozelandeze, Jacinda Ardern e quajti këtë masë ‘një hap të mirë’, për të ndalur përdorimin e medieve sociale për të promovuar terrorizmin.

Në një deklaratë, Facebook njoftoi se përdoruesit që do të  shpërndajnë materiale me “përmbajtje të dhunshme” do të bllokohet nga përdorimi i shërbimit “Facebook Livestream” për një periudhë 30-ditore. Facebook do të shpenzojë 7.5 milionë dollarë për një partneritet të ri kërkimor që do të mundësoj kufizimin e këtij shërbimi.

Burimi: BBC

L.K/Dosja.al

Shto Koment