Bota

Pas stabilizimit të situatës në vend, Greqia pritet të lehtësojë masat kufizimit të brenshëm muajin e ardhshëm

Mitsotakis tha se ora policore do të mbetet në fuqi gjatë kremtimeve të Pashkëve Ortodokse. Kryeministri grek tha se situata pandemike në vend po stabilizohet dhe përsëriti rëndësinë e shpërndarjes së vaksinave, duke shtuar se duke filluar nga java e ardhshme personat mbi 30 vjeç do të kenë të mundësinë të vaksinohen.
Featured image of article: Pas stabilizimit të situatës në vend, Greqia pritet të lehtësojë masat kufizimit të brenshëm muajin e ardhshëm Mitsotakis

GREQI-Greqia do të fillojë gradualisht lehtësimin e masave anti-Covid muajin tjetër, pas Pashkëve Ortodokse, tha Kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Sipas planit të qeverisë, kafenetë, baret dhe restorantet do të rihapen në 3 maj. Shkollat fillore dhe të mesme do të rihapen në 10 maj dhe nga 15 maji njerëzit do të jenë të lirë të lëvizin midis rajoneve.

Greqia hoqi karantinën gjatë kësaj jave për udhëtarët e vaksinuar dhe ata që kanë një test negativ – Bashkimi Europian, MB, SHBA, Izraeli, Serbi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe raporton CNN.

Mitsotakis tha se ora policore do të mbetet në fuqi gjatë kremtimeve të Pashkëve Ortodokse. Kryeministri grek tha se situata pandemike në vend po stabilizohet dhe përsëriti rëndësinë e shpërndarjes së vaksinave, duke shtuar se duke filluar nga java e ardhshme personat mbi 30 vjeç do të kenë të mundësinë të vaksinohen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vendi ka regjistruar 323,639 raste që nga fillimi i pandemisë dhe 9,713 viktima.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment