Rajoni

Pas shumë vitesh pranon Beogradi? Televizioni shtetëror serb e njeh Kosovën si të pavarur

Menjëherë ndaj këtij transmetimi të drejtpërdrejtë, kanë reaguar edhe mediat serbe, të cilat e kanë konsideruar skandal të televizionit publik.
Featured image of article: Pas shumë vitesh pranon Beogradi? Televizioni shtetëror serb e njeh Kosovën si të pavarur Televizioni shtetëror serb, RTS gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

SERBI- Televizioni shtetëror serb, RTS, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, ka shfaqur një hartë të Evropës, ku në të Kosova shfaqet si shtet i pavarur. Gjatë transmetimit, gazetarja ishte duke folur për një spital, i cili është bashkëpunim serbo-italian, transmeton ekspres.

Menjëherë ndaj këtij transmetimi të drejtpërdrejtë, kanë reaguar edhe mediat serbe, të cilat e kanë konsideruar skandal të televizionit publik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 Në disa medie shkruhej “Këto mund të priten vetëm nga mediat në Kosovë, Shqipëri dhe SHBA”, duke shtuar se “ky televizion financohet nga të gjithë qytetarët e Serbisë”, duke e konsideruar të palejueshme.

(a.m./dosja.al)

Shto Koment