Bota

Pas shkarkimit të gazetares bullgare Silvia Velikova, vendi ngrihet në protestë për lirinë e medias

Gazetares bullgare, Silvia Velikova, i është mbyllur emisioni i saj në radion publike, dhe për shkak të shkarkimit të saj nga puna, vendi është ngritur në protestë.
Featured image of article: Pas shkarkimit të gazetares bullgare Silvia Velikova, vendi ngrihet në protestë për lirinë e medias Foto ilustruese, (mikrofon)

BULLGARI- Pas mbylljes së emisionit  të Silvia Velikova, gazetares në radion publike bullgare, ka qenë arsyeja për një grevë të gjatë kundër lirisë së medias dhe gazetarisë së lirë.

Gazetarja njihet për karakterin e saj të fortë dhe kritikat e saj kundër sistemit gjyqësor në Bullgari.

Pas shumë thirrjeve që ajo ka bërë për tubime kundër vendimit për të emëruar drejtor  të prokurorisë Ivan Geshev, situata në Bullgari është tepër delikate në lidhje me lirinë e shtypit, ku ekipi menaxhues i transmetuesit publik bullgar ka deklaruar se gazetarja Velikova ka shkelur legjislacionin për punën.

Ndërsa nga ana tjetër mbyllja e emisionit të saj është arsyetuar si çështje  teknike.

Ndërkohë mediat e tjera në vend raportojnë se protestat në vend po zhvillohen si shkak i shkarkimit të gazetares  Silvia Velikova.

Burimi: SofiaGlobe

A.C/Dosja.al

Shto Koment