Politike

Pas shkarkimit, sa shpresë ka Zef Hila të mos largohet, çfarë parashikon Kushtetuta

Kushtetuta parashikon se Zef Hila ka të drejtën që VKM e shkarkimit ta anikmojë në Gjykatën Kushtetuese. Problemi është se tashmë kjo gjykatë është jashtë funksionit.
Featured image of article: Pas shkarkimit, sa shpresë ka Zef Hila të mos largohet, çfarë parashikon Kushtetuta Zef Hila

Shkodër Sandër Lleshaj, ministri i Brendshëm ka deklaruar  se do të kërkojë shkarkimin e kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hilës, pas tensioneve në KZAZ e Bushatit.

Por çfarë thotë Kushtetuta?

Sipas pikes 2 te nenit 115, “organi i shpërndarë ose shkarkuar mund të ankohet në gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve dhe në këtë rast vendimi i KM pezullohet”. Me tej, theksohet se ” Ne rastin e mos-ushtrimit te së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose ne rastin e lënies në fuqi të VKM nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti Republikës cakton datën e zgjedhjeve ne njësinë vendore përkatëse’. Por duhet të themi se nuk kemi Gjykatë Kushtuese dhe me shumë mundësi do të ngelet në fuqi VKM-ja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Neni 115

Pasditen e djeshme, fill pas disa orësh që presidenti Ilir Meta dekretoi një datë të dytë për zgjedhjet lokale, tensione të forta nisën në Bushat të Shkodrës, aty ku mbështetës të PD, dogjën shkollën ku ishte vendosur KZAZ nr.6 dhe materialet zgjedhore. Nga sulmi me molotov u plagosën 3 policë, por PD dhe LSI u distancuan nga sulmi. Dy partitë opozitare akuzuan qeverinë për djegien e KZAZ, deklaratë që për kryeministrin Edi Rama ishte një shenjë e dëshpërimit.

J.V/Dosja.al

Shto Koment