Bota

Pas rinovimit rreth 1 mln euro, dalin PAMJET/ Avioni i Boris Johnson ‘pushton’ qiellin, ja funksioni i veçantë

Stërvitja e koduar “Crimson Thunder” u zhvillua ditën e premte në brigjet verilindore të Britanisë së Madhe ku morën pjesë forcat e RAF dhe Marinës Mbretërore.

BRITANI- Para disa ditësh autoritetet britanike prezantuan avionin e rinovuar të kryeministrit Boris Johnson, i cili iu nënshtrua disa rinovimeve që kushtuan plot 900 mijë paund.

Menjëherë pasi u bë prezantimi avioni i’u bashkua një stërvitje ajrore, ku shihet duke u furnizuar me karburant në fluturim e sipër nga dy avionë luftarakë “Lighting” dhe “Typhoon”. Stërvitja e koduar “Crimson Thunder” u zhvillua ditën e premte në brigjet verilindore të Britanisë së Madhe ku morën pjesë forcat e RAF dhe Marinës Mbretërore.

Avioni është lyer ngjyrë gri i përzier me të bardhë ndërsa në mes shkruhet: “Mbretëria e Bashkuar”. Avioni, i quajtur Vespina, tani është rikthyer në bazën e tij, RAF Brize Norton.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit Boris Johnson tha më parë se kostoja e “rinovimit” përfshin krijimin e një modeli që do të promovojë Mbretërinë e Bashkuar në të gjithë botën pa kompromentuar rolin jetësor ushtarak të aeroplanit.

Burimi:news.sky.

(A.K.Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment