Politike

Tur nëpër Ballkan/ Pas Ramës, Richard Grenell shkon në Presidencë, Meta: I dhurova një libër…

  • Grenell vjen në Shqipëri, drekë me Edi Ramën, i nxjerr dhe FOTON:
  • Pamjet e takimit i ka ndarë vetë kreu i shtetit, Ilir Meta, i cili i është referuar Grenellit si ambasador, për shkak të postit që ka mbajtur në Gjermani.
    Featured image of article: Tur nëpër Ballkan/ Pas Ramës, Richard Grenell shkon në Presidencë, Meta: I dhurova një libër… Ilir Meta dhe Richard Grenell

    TIRANË– Ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pas takimit të djeshëm me kryeministrin Edi Rama, sot ka shkuar në Presidencë. Pamjet e takimit i ka ndarë vetë kreu i shtetit, Ilir Meta, i cili i është referuar Grenellit si ambasador. Ndërkohë që ka ndarë me ndjekësit e tij edhe dhuratën që i ka bërë diplomatit amerikan.

    Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell. Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri. Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur,”-shkruan Ilir Meta.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Grenell mesa duket po zhvillon një tur pushimesh në Ballkan, pasi vetëm 2 ditë më parë ndodhej në Serbi, ndërsa tani ka kaluar në Shqipëri. 

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment