Virale

Pas protestës së 8 qershorit, ish-deputeti i PD-së, ‘merr pushimet’, relaksohet në bregdet

Enkelejd Alibeaj është fotografuar teksa merr rreze dielli në bregdetin e jugut.
Featured image of article: Pas protestës së 8 qershorit, ish-deputeti i PD-së, ‘merr pushimet’, relaksohet në bregdet Enkelejd Alibeaj në plazh

TIRANË- Opozita zhvilloi ditën e djeshme protestën e 8-të kombëtare, e cila u përfol për skenare të mundshme dhune, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha, më 2 qershor paralajmëroi se nuk do të kishte më fjalë, pasi gjithçka do të ishte në dorën e sovranit.

Por pak minuta para fillimit të protestës, PResidenti i Republikës, Ilir Meta, me anë të një deklarate për shtyp shfuqizoi dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit. Ky vendim si duket ndryshoi skenarin e opozitës.

Pas një sërë protestash dhe vendimit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve, ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, njëherësh një nga figurat kryesore në këtë subjekt politik, ka gjetur kohën për pak pushime në bregdet.

Ai është fotografuar nga paparacët në jug të vendit, duke marrë rreze në plazh. Fotoja është publikuar më tej në rrjet. 

Nuk dihet nëse pushimet e tij do të zgjasin, apo janë vetëm për fundjavë.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment