Politike

Pas protestës, Basha: Populli i ka vënë kryqin bandës hajdute të Ramës, nuk do të ndalet

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar së fundmi se populli i ka vënë kryqin bandës hajdute të Ramës dhe nuk do të ndalet.
Featured image of article: Pas protestës, Basha: Populli i ka vënë kryqin bandës hajdute të Ramës, nuk do të ndalet Lulzim Basha
Përditësuar:

Tiranë- Kreu i PD-së Lulzim Basha pas protestës së 13 prillit ka deklaruar së fundmi se  populli i ka vënë kryqin qeverisë Rama dhe sipas tij nuk do të ndalet.

Basha teka ka publikuar edhe një video nga protesta e 13 prillit është shprehur se populli tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij dhe ka dalë sipas tij kundër një qeverie bandite.

“Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata!
Ky kryeminister hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin.
Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet!”, shprehet ai.

Basha nuk ka thënë një datë se kur do të zhvillohet protesta e rradhës. Më 13 prill opozita protestoi gjatë mbrëmjes kundër qeverisë Rama dhe kërkoi rrëzimin e kësaj qeverie. (lexo këtu)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Video e publikuar nga Basha:

J.V/Dosja.al

Shto Koment