Aktualitet

Pas protestave vjen paqja/ Banorët e Labinot-Fushës shënojnë “fitore” ndaj Gjergj Lucës. Ç’ndodhi në takimin 90 minutësh

Për më shumë se 90 minuta mësohet se palët kanë parashtruar të gjitha shqetësimet e tyre, ndërsa banorët kanë marrë siguri nga Llatja se çdo projekt në zonë do të konsultohet më parë me ta.
Featured image of article: Pas protestave vjen paqja/ Banorët e Labinot-Fushës shënojnë “fitore” ndaj Gjergj Lucës. Ç’ndodhi në takimin 90 minutësh Foto nga protesta

ELBASAN– Banorët e Labinotit- Fushë kanë arritur “fitoren” e parë ndaj kompanisë së peshkut “Rozafa”, e drejtuar nga Gjergj Luca. Mësohet se pasditen e sotme, banorët e fshatit janë ulur në një takim me Lucën, ndërsa pjesmarrës ka qënë edhe kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja.

Për më shumë se 90 minuta mësohet se palët kanë parashtruar të gjitha shqetësimet e tyre, ndërsa banorët kanë marrë siguri nga Llatja se çdo projekt në zonë do të konsultohet më parë me ta.

Kështu që ata i kanë kërkuar që rruga të mos hapet më shumë se 5 metra dhe të merren masa ndaj ndotjes që do të shkaktohet nga fabrika e përpunimit të peshkut. Të dyja palët kanë vendosur që të gjitha premtimet të shkruhen në një akt noterial për të siguruar se do të zbatohen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë vetëm dy ditë më parë, një grup protestuesish ishin mbledhur para biznesit të tij duke kërkuar plotësimin e kushteve të tyre.

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “Pas protestave vjen paqja/ Banorët e Labinot-Fushës shënojnë “fitore” ndaj Gjergj Lucës. Ç’ndodhi në takimin 90 minutësh

  1. Gjergj Luck (djali i Ndrek Luces) ka mbeshtetjen e Rames prandaj. Kur do marrin fund keto pislleqe ne Shqiperi?!

Shto Koment