Bota

Pas protestave të shumta dhe arrestimeve në Bjellorusi, reagon eurodeputeti gjerman: Regjimi duhet të angazhohet në dialog, jo në arrestime

Kreu i Partive Popullore Europiane, Michael Gahler në një status të hedhur në Twitter i ka kërkuar Presidentit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenkos lirimin e menjëherëshëm të të burgosurve.
Featured image of article: Pas protestave të shumta dhe arrestimeve në Bjellorusi, reagon eurodeputeti gjerman: Regjimi duhet të angazhohet në dialog, jo në arrestime Michael Gahler

GJERMANI- Kreu i Partive Popullore Europiane, Michael Gahler në një status të hedhur në Twitter i ka kërkuar presidentit të Bjellorusisë Aleksandër Lukashenkos lirimin e menjëhershëm të të burgosurve. Ai deklaroi se duhet që të lirojë sa më shpejt antarët e arrestuar të Këshillit Koordinues Bjellorus, duke theksuar emrin e Olga Kovalkova dhe Siarhei Dileuski. Gjithashtu në statusin e tij, eurodeputeti ka thënë se është kundër arrestimeve dhe mendon se qeverisja dhe regjimi i një vendi duhet të angazhohet në dialog dhe jo në arrestime.

“Michael Gahler Koordinatori i Grupit të PPE-së për Punët e Jashtme kërkon lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë anëtarëve të ndaluar të Këshillit Koordinues Bjellorus, veçanërisht Olga Kovalkova dhe Siarhei Dileuski. Regjimi duhet të angazhohet në dialog, jo në arrestime,”mbyll statusin euro-deputeti Gahler.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çfarë po ndodh në Bjellorusi?

Java e shkuar, që prej të dielës, ditë kur u zhvilluan zgjedhjet presidenciale, nisi me protesta, gjatë të ciolave kanë humbur jetën dy persona deri tani. Fitues rezultoi Lulkashenko përballë kandidates së opozitës, Sviatlana Tsikhanouskaya, por BILD zbuloi se zgjidhjet ishin të manipuluara dhe kjo gjë nxorri popullin në protestë. Liderët e Europës dhe SHBA-ja nuk i kanë njohur këto zgjedhje, dhe këtu hyri në lojë OSBE-ja, kryesimin e të cilës e ka kryeministri Edi Rama këtë vit.

Në cilësinë e kreut të OSBE-së, Rama ka propozuar një dialog të hapur dhe konstruktiv mes tij, Kryetares së ardhshme të OSBE-së, Ministres së Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde dhe qeverinë e përfaqësuesit e opozitës së Bjellorusisë. Ky propozim ka marrë mbështetjen e SHBA-ve dhe liderëve të Europës por jo të Rusisë, e cila është shprehur se kriza në Bjellorusi nuk duhet zgjidhur me ndërhyrje nga jashtë. Nga ana tjetër vetë Lukashenko nuk ka denjuar ta pranojë këtë dialog, e ndërsa dje me anë të një letre, kryeministri Rama ia ripërsëriti ofertën.

(I.A. F.M/dosja.al)

Shto Koment