Bota

Ligji për ndalimin e filmimit të policisë, Franca premton rishikim pas protestave masive

Kjo do të ndodhë për shkak të protestave të shumta që u mbajtën nga populli francez për rrahjen në mënyrë brutale të një producenti muzikor me ngjyrë.
Featured image of article: Ligji për ndalimin e filmimit të policisë, Franca premton rishikim pas protestave masive Protesta ne France

FRANCË – Franca është tërhequr për nënshkrimin e projekt-ligjit për sigurinë e policisë pas protestave të shumta të banorëve. Protestat në Francë u mbajtën për shkak të dhunimit të një personi me ngjyrë nga policia. Pamjet e masakrimit të producentit me ngjyrë nga 4 efektivë policie bënë xhiron e rrjetit në Francë, dhe krijuar një zemërim të madh në publik.

Ndërsa në lidhje me projekt-ligjin që do të miratohet, ai, mbron policinë nga fotot dhe videot që mund t’i bëhen kur janë në krye të detyrës. Qeveria gjithashtu thotë se me këtë projekt-ligj, policia nuk do të bëhet pjesë e sulmeve të rrjeve sociale dhe të mediave rozë. Ndërsa populli francez është shprehur se ky ligj është një shkelje e të drejtës së njeriut dhe se cënon lirinë e medias. Sipas këtij ligji shkelësi do të dënohet me 1 vit burg dhe do të gjobiten me 45 mijë euro.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Protestat në Francë kanë nisur ditën e shtunë pasi një video ku producenti muzikor Michel Zecler do masakrohej brutalisht nga katër policë bëri xhiron e rrjetit. Protestuesit kërkuan që punonjësit e policisë të dënoheshin për ngjarjen e ndodhur dhe që projekt-ligji që mbron ata nga bërja e fotove dhe videove të mos miratohej.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment