Sport

Pas presidentit të UEFA-s, edhe Macron mund të shikojë Shqipëri-Francë nga trubina VIP e “Arena Kombëtare”

Po ashtu mësohet se në ndeshjen për EURO 2020 mes Shqiëprisë dhe Francës në stadium do të jetë dhe presidenti të UEFA-s, Alexander Ceferin, por në ulëset e “Arena Kombëtare” mund të jetë dhe një tjerë emër i rëndësishëm.
Featured image of article: Pas presidentit të UEFA-s, edhe Macron mund të shikojë Shqipëri-Francë nga trubina VIP e “Arena Kombëtare” Arena Kombëtare dhe Emanuel Macron

TIRANË- Ndeshja Shqipëri-Francë ka marrë vëmendjen e të gjithëve që tani edhe pse do të luhet në 17 nëntor. Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, kjo ndeshje do luhej në stadiumin e ri “Arena Kombëtare”, por ky plan mund edhe të dështojë.

RTSH ka raportuar sot duke thënë se  të dërguarit e UEFA-s kanë kritika për stadioum dhe mund të mos japin “ok” që ndeshja të luhet në Tiranë.

Po ashtu mësohet se në ndeshjen për EURO 2020 mes Shqiëprisë dhe Francës në stadium do të jetë dhe presidenti të UEFA-s, Alexander Ceferin, por në ulëset e “Arena Kombëtare” mund të jetë dhe një tjerë emër i rëndësishëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

RTSH bën me dije se nga shkallët e stadiumit mund ta ndjekë ndeshjen dhe  presidenti francez, Emmanuel Macron.

Ende ardhja e Macron nuk është e konfirumaur, por gazetarët francez janë shprehur se ka shumë gjasa që presidenti i tyre të jetë i pranishëm në Tiranë në 17 nëntor.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment