Sociale

Pas përmbytjeve del sërish dielli, temperaturat do rriten sërish. Ja çfarë parashikon moti

Pas disa orëve shi, dielli ka dalë sërish dhe temperaturat janë rritur.
Featured image of article: Pas përmbytjeve del sërish dielli, temperaturat do rriten sërish. Ja çfarë parashikon moti Foto ilustruese

TIRANË- Sot në mëngjes i gjithë vendi është përfshirë nga një mot i keq, ku reshjet e shumt atë shiut shkaktuan dhe përmbytje në disa zona. Pas disa orëve shi, dielli ka dalë sërish dhe temperaturat janë rritur. Për shkak të depërtimit të masave ajrore të qëndrueshme moti në vijim do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

NJOFTIMI I PLOTË NGA SHMU

Pas disa ditëve me mot të qëndrueshëm vendi ynë sot u ndikua nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Kjo bëri që moti në pjesën e parë të ditës të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar. Reshjet kanë qenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive ndërsa njëkohësisht edhe ajri mbi vendin tonë për shkak të këtyre reshjeve është pastruar nga sasia e lartë e pluhurit dhe rërës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sasia më e lartë e reshjeve deri në këto momente u regjistrua në qytetin e Durrësit me 20.2mm shi pasuar nga kryeqyteti me 15.6mm dhe në qytetet e tjera më pak se kjo sasi reshjesh. Sa i përket temperaturave në mesditë ato nuk i kaluan vlerat prej 26-27ºC ndërsa dita do të mbyllet me kthjellime në zonën e veriut dhe atë të qendrës, ndërsa në zonën e jugut mot me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu. Por si do të vijoj moti për ditën e nesërme? Për shkak të depërtimit të masave ajrore të qëndrueshme moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Temperaturat në vlerat minimale parashikohen nga 10ºC nëe zonat malore deri në 15ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare. Në vlerat e mesditës temperaturat parashikohen me rritje duke prekur vlerat nga 24ºC në relievet malore deri në 30ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

Sot në mëngjes i gjithë vendi është përfshirë nga një mot i keq dhe reshje të dendura shiu. Durrësi ishte qyteti më i prekur ku pati dhe përmbytje në disa zona.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment