Bota

Pas përfundimit të zgjedhjeve, Donald Trump shfaqet për herë të parë në publik, së bashku me partneren viziton Varrin e Ushtarit të Panjohur

Ditën e sotme, mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se Trump së bashku me bashkëshorten e tij Melania kanë vizituar Varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare të Arlington.
Featured image of article: Pas përfundimit të zgjedhjeve, Donald Trump shfaqet për herë të parë në publik, së bashku me partneren viziton Varrin e Ushtarit të Panjohur Donald Trump

SHBA- Ish- presidenti i Amerikës, Donald Trump ka dalë për herë të parë në publik pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Ditën e sotme, mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se Trump së bashku me bashkëshorten e tij Melania kanë vizituar Varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare të Arlington. Sot në SHBA është përkujtuar Ditëa e Veteranëve.  Në pamjet e publikuar shihet se ish-nënpresidenti Mike Pence, po ashtu dhe vajza e Trump, Ivanka Trump, kanë vendosur kurora mbi varr.

Trump, ka qenë i pari që vendosi  kurorën në Varrin e Ushtarit të Panjohur ku më pas të gjithë zyrtarët kanë mbajtur një minutë heshtje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu në përkujtimin e Ditës së Veteranëve edhe Joe Biden me gruan e tij Jill Biden kanë vendosur një kurorë me lule në Memorialin e Luftës Koreane në Penn’s Landing në Filadelfia dhe në Panslavi, në të njëjtën kohë kur Trump vizitoi varret në Virxhinia.

(a.k.dosja.al)

Shto Koment