
Në një video të postuar në llogarin e tij në Instagram reperi i është drejtuar fansave ku konfirmoi se më 27 korrik do të mbajë një koncert në Mitrovicë në stadiumin “Adem Jashari”.
“27 Korrik!! Mitrovicë. Stadiumi ADEM JASHARI,”- shkruan reperi në profilin zyrtar në Istagram.
Ky njoftim i reperit ka surprizuar te gjithë adhuruesit e flakt të muzikës së tij. Thuhet që ky konceret mund të jëtë dalja e fundit e reperit në skenë duke përmbyllur një karrierë shumë të suksesshme.
Vetë reperi nuk është shprehur nësë ky do jetë koncerti i fundit apo dhe fundi i tij në muzikë.
Koncerti që do mbahet në Mitrovicë mendohet që do të jetë i përmasave botërore. Kjo pasi fansat e reperit janë të shumtë dhe nuk mund ta humbasin performancën e tij, e cila mund të jetë e fundit .
(D.K/Dosja.al)