Rajoni

Pesë orë takim mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel/ Deklarata e përbashkët e Hotit dhe Vuçiç: Prioritet më të lartë integrimin në BE. Presidenti serb: Nuk është një ngjarje e madhe

Pas takimit në Bruksel me Hotin dhe zyrtarët e BE-së Vuçiç ka thënë se nuk ishte ndonjë ngjarje e madhe. Por para takimit sëbashku me Hotin, Presidenti serb ka dhënë një deklaratë të përbashkët, ku sipas komunikatës së BE-së liderët e Kosovës dhe Serbisë kërkojnë që prioritet për ta të jetë integrimi në Bashkimin Europian.
Featured image of article: Pesë orë takim mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel/ Deklarata e përbashkët e Hotit dhe Vuçiç: Prioritet më të lartë integrimin në BE. Presidenti serb: Nuk është një ngjarje e madhe Kryeministri Hoti,Presidenti Vuçiç dhe Josep Borrell
Përditësuar:

BRUKSEL–Ka mbaruar takimi 5 orësh mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të ndërmjetësuar nga shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe emisari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ndërsa takimi i rradhës pritet të mbahet më 28 shtator.

Pas takimit Vuçiç ka thënë se bisedimet e ditës së sotme nuk ishin ndonjë një ngjarje e madhe, por ai është shprehur pozitiv për çështjet që diskutuan.

Takimi i nivelit të lartë i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur në orën 10:00, por në bazë të një njoftimi të publikuar nga BE-ja mësohet edhe deklarata e përbashkët e Hotit dhe Vuçiç për takimin, ku kërkojnë që pritotet për dy vendet të jetë integrimi në Bashkimin Europian.

“Në rastin e vazhdimit të dialogut të ndihmuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës, presidenti Aleksander Vuçiç dhe kryeministri Avdullah Hoti, i kanë konfirmuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politika të Jashtme dhe Siguri/zëvendës-presidentit të Komisionit Evropian, Josep Borrell, se e kanë prioritetin më të lartë integrimin në BE dhe vazhdimin e punës në dialogun e ndihmuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës, që është element kyç i rrugëve të tyre në BE.”- thuhet në deklaratë.

Në bazë të marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, në takim janë trajtuar tre tema kryesore: Çështjet ekonomike, personat e zhdukur dhe  personat e shpërngulur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka bërë të ditur nga Brukseli të dielën, se ka përafrim të qëndrimeve të palës serbe dhe asaj kosovare për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke.

“Jemi afër, sot kanë qenë pak konstruktive këmbimet, qëndrimet, mendimet dhe sidoqoftë ka mbetur shumëçka për të rrumbullakuar nesër në nivel të lartë. Sonte do të diskutojmë edhe veç e veç çështjet që kanë mbetur më kontestuese. Ka përafrim të dukshëm të qëndrimeve për ato që po i quaj elemente të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke.”– u shpreh Hyseni.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë rinisi në Bruksel më 16 korrik. Në takimet e zhvilluara së fundi në Bruksel, është diskutuar për të zhvendosurit, të pagjeturit dhe bashkëpunimin ekonomik.

Më 4 shtator u  arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje ka pasuar reagime të shumta nga politikanët në Kosovë dhe Shqipëri. Por gjatë nënshkrimit të marrëveshjes të premten e kaluar Izraeli ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, e për rrjedhojë në Izrael do të hapet ambasada e kosovare. Ndërkohë takimi i sotëm me Vuçiç në Bruksel është paralajmëruar më herët  nga Hoti.

A.C/Dosja.al

  • 14:22

    Takimi për dialogun në Bruksel/ Vuçiç: Nuk është një ngjarje e madhe, pozitiv për çështjen që u diskutua

    Presidenti serb Aleksandër Vuçiç

    Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç pas takimit në Bruksel për dialogun me Kosovën është shprehur se bisedimet e ditës së sotme nuk është një ngjarje e madhe, por ai është shprehur pozitiv për çështjet që diskutuan.Takimi ishte pozitiv për të dyja palët, në lidhje me çështjet që u diskutuan, sipas presidentit serb.  Gjithashtu Vuçiç u shpreh se dy palët harmonizuam qëndrimet mbi mekanizmin e kthimit të personave të humbur dhe të zhvendosur.  Para takimit u njoftua se në bazë të marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, takimi do të trajtojë tre temat kryesore që janë: çështjet ekonomike, personat e zhdukur dhe  personat e shpërngulur.  Ndërkohë Vuçiç dhe Hoti dhanë edhe një deklaratë të përbashkët ditën e sotme, ku kërëkuan që prioritet të jetë integrimi në BE dhe dyfishimi i përpjekjeve për dialogun.

  • 12:18

    Borrell nga takimi në Bruksel: Kosova dhe Serbia do të përballen me të gjitha çështjet e hapura

    Josep Borrell

    Borrell tashmë është duke zhvilluar takime me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimet bilaterale do të pasohen me një takim të përbashkët. “Bisedimet nuk janë gjithmonë të lehta. Prandaj unë jam i lumtur të shoh përkushtim dhe respekt nga të dyja palët. Mirëpres faktin se ata e konfirmuan këtë së bashku në deklaratën e përbashkët ku u shprehen se e kanë si prioritet të lartë integrimin në BE dhe vazhdimin e punës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Borrell.  Borrell po ashtu tha se “është e natyrshme që qëndrimet të jenë të ndryshme, por se ata kanë ardhur këtu për të gjetur gjërat e përbashkëta dhe të punojnë drejt normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve të tyre, duke u përballur më të gjitha çështjet e hapura”.  Sipas tij, në këtë takim do të bisedohen për aranzhimet për komunitetet joshumicë dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare dhe pronësore.  “Të dyja këto tema janë shumë të ndjeshme dhe shumë të rëndësishme për raportet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë dhe për jetën e përditshme të njerëzve”, ka thënë Borrell.  Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë zotuan se do t’i japin prioritet më të lartë integrimit në Bashkimin Evropian dhe vazhdimit të punës në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja.
    Ata e bënë këtë zotim te përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga BE-ja.  akimi i 7 shtatorit në Bruksel vjen pasi më 4 shtator, Kosova dhe Serbia, në Shtëpinë e Bardhë arritën marrëveshje për normalizimin ekonomik. Marrëveshja, u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Ndërmjetësues të marrëveshjes për normalizim ekonomik ishin këshilltari për Siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien dhe i dërguari i presidentit Trump për dialgoun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.  Me këtë marrëveshje, Kosova është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, kurse Serbia në anën tjetër, është pajtuar që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.  Para takimit të sotëm në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, dhe të dërguarin e posaçëm amerikan për çështje të Ballkanit, Mattheë Palmer.  Këto takime, në të cilat kanë marrë pjesë dy diplomatë të lartë nga BE-ja dhe nga Departamenti amerikan i Shtetit, konsiderohen si dëshmi për një angazhim më të madh të SHBA-së në dialogun e Brukselit, por edhe si mbështetje për rolin udhëheqës të BE-së, si lehtësuese e dialogut në aspektin politik dhe në kërkim të marrëveshjes gjithpërfshirëse për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

  • 12:11

    Takimi Kosovë-Serbi në Bruksel/ Borrell: Diskutim i shkëlqyer mëngjesin e sotëm me Vuçiç

    Ditën e sotme Josep Borrell, para takimit mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë ka zhvilluar takime të ndara me cilin prej tyre. E sa i përket takimit me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, ai është shprehur se ishte një  diskutim me Vuçiç sot në mëngjes.

  • 12:05

    Tre temat kryesore të takimit në Bruksel/ Mediat serbe të shqetësuara: Mund të flitet për njohjen e Kosovës

    Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, Josep Borrell dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

    Sot po mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel i ndërmjetësuar nga diplomatët e BE-së, Josep Borrell, emisari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Zgjerimit Olivér Várhelyi. Mirpo teksa Borrell paralajmëroi se në takimin e sotëm do të trajtohet tema e rregullimeve të komunitetit jo-shumicë dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare/pronave, mediat serbe kanë shkruar se në fakt temat kryesore të diskutimeve janë, çështjet ekonomike, personat e zhdukur dhe  personat e shpërngulur, por jo vetëm.  Por teksa raportojnë për takimin në Bruksel mediat serbe janë të shqetësuara se gjatë ditës së sotme mund të flitet edhe për njohjen e Kosovës nga Serbia përmes një formule të gjetur nga Bashkimit Europian.  “Richard Grenell tha se çështja e njohjes që u hoq nga diskutimet në Ëashington do të rishqyrtohet në Bruksel. Megjithatë, nuk dihet ende nëse kjo do të diskutohet apo jo sot.”- ka shkruar media serbe, Blic. Po të njëjtin lajm e ka publikuar edhe Kurir, media e cila ngre shqetësimin se nuk dihet nëse diskutimet e sotme do të ndalen vetëm tek tre pikat e sipërpërmendura duke parë edhe vendosmërinë e Brukselit për të gjetur një marrëveshje mes dy palëve.

  • 11:46

    Takimi Kosovë-Serbi në Bruksel/ Borrell: Bisedimet nuk janë gjithmonë të lehta, i lumtur që po shoh përkushtim nga palët

    Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, Josep Borrell dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

    Diplomati i BE-së, Josep Borrell i cili është i angazhuar në ndërmjetësimin e takimit të Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel. Sa i përket këtij takimi që vjen vetëm 3 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes nga Presidenti amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Borrell ka thënë se bisedimet nuk janë gjithmonë të lehta por është i lumtur që po shoh përkushtim nga të dyja palët.  “Bisedimet nuk janë gjithmonë të lehta. Prandaj unë jam i lumtur të shoh përkushtim dhe respekt nga të dyja palët. Mirëpres faktin se ata e konfirmuan këtë së bashku në deklaratën e përbashkët ku u shprehen se e kanë si prioritet të lartë integrimin në BE dhe vazhdimin e punës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.”- ka deklaruar Borrell.  Ndër të tjera Borrell ka thënë se është e natyrshme që qëndrimet të jenë të ndryshme, por se ata kanë ardhur këtu për të gjetur gjërat e përbashkëta dhe të punojnë drejt normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve të tyre, duke u përballur më të gjitha çështjet e hapura. Më herët Borrell tha se në këtë takim do të bisedohen për aranzhimet për komunitetet joshumicë dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare dhe pronësore. “Të dyja këto tema janë shumë të ndjeshme dhe shumë të rëndësishme për raportet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë dhe për jetën e përditshme të njerëzve.”- tha ai.

  • 11:12

    Deklarata e përbashkët e Hotit dhe Vuçiç para takimit në Bruksel: Prioritet integrimi në BE

    Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, Josep Borrell dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

    Kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të zhvillojnë një takim ditën sotme në Bruksel me ndërmjetësimin e diplomatëve të Bashkimit Europian, por para nisjes së takimit liderët e dy shteteve kanë dhënë një deklaratë të përbashkët ku janë zotuar që të dyfishojnë përpjekjet e tyre në dialogun e ndihmuar nga BE. Në deklaratën e përbashkët në emër të tyre të publikuar nga BE, para takimit në Bruksel thuhet se të dy palët e kanë prioritet të lartë integrimin në BE dhe vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.  Mësohet se Hoti dhe Vuçiç e kanë bërë këtë zotim tek përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga BE-ja. Në rastin e vazhdimit të dialogut të ndihmuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës, presidenti Aleksander Vuçiç dhe kryeministri Avdullah Hoti, i kanë konfirmuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politika të Jashtme dhe Siguri/zëvendës-presidentit të Komisionit Evropian, Josep Borrell, se e kanë prioritetin më të lartë integrimin në BE dhe vazhdimin e punës në dialogun e ndihmuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës, që është element kyç i rrugëve të tyre në BE. Po ashtu u zotuan të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të siguruar rreshtim të mëtejshëm në BE në përputhje me detyrimet e tyre përkatëse. Në këtë drejtim, dokumentet e firmosura në Uashington, duke u mbështetur në angazhimet e mëparshme të lidhura me dialog që kanë marrë dy palët, do të mund të ofrojnë një kontribut të dobishëm për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizim të marrëdhënieve.”- thuhet në komunikatën e BE-së. Kujtojmë se një ditë më parë kryeministri Hoti ka deklaruar se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë arrihet vetëm kur të ketë njohje reciproke.

  • 10:55

    Vuçiç takohet me Várhelyi/ Nis dita e dytë e bisedimeve në Bruksel, a do të jetë në tryezë çështja e njohjes së Kosovës?

    Vuçiç dhe Várhelyi

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar ditën e dytë të bisedimeve në Bruksel me Komisionerin Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Zgjerimit Olivér Várhelyi. Ky lajm është bërë me dije nga profili në Instagram i “Budućnostrbijeav” ku është publikuar fotoja e Vuçiç dhe Varhelyi, shkruajnë mediat serbe. Vuçiç dhe Hoti ndodhen në Bruksel për raundin e ri të bisedimeve për dialogun me Prishtinën.  Dje, Presidenti i Serbisë u takua me Miroslav Lajcak, i Dërguari Special i BE për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor. “Ne patëm një takim të mirë, biseduam për të gjitha temat e rëndësishme dhe si të vazhdojmë dialogun nesër. Sot kemi takime të rëndësishme të ekipeve tona dhe besoj se do të ketë rezultate, ekzistojnë tre tema kryesore. Tema e parë janë personat e zhdukur, e dyta janë personat e zhvendosur brenda vendit dhe  ekonomia duke u mbështetur në një pjesë të asaj që kemi rënë dakord në Uashington, por tashmë do të shohim sesi do ta përdorim atë. Të shikojmë për të përmirësuar marrëdhëniet tona, të mos shohim njëri-tjetrin si armiq, të shohim se si të bëjmë atë që është e mirë për të gjithë njerëzit tanë, si për serbët ashtu edhe për shqiptarët.”– thuhet, ndër të tjera, në profilin e Instagram për të ardhmen e Serbisë. Sot në tryezë pika 10?  Richard Grenell, i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, tha dje se gjatë dialogut në Bruksel, pika 10, e cila u hoq nga versioni përfundimtar i marrëveshjeve të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë, do të jetë në tryezë. Pika e përmendur për delegacionin serb ishte e diskutueshme sepse kërkon në mënyrë të qartë njohjen reciproke të të dy palëve.

Shto Koment