Sport

Pas Muriqit rradhën e ka Marash Kumbulla, Igli Tare kërkon të përfitojë nga “përgjumja” e Interit

Sezonin e fundit futbollisti ishte lojtari më i mirë i Veronës duke zgjuar interesin e shumë klubeve më në zë
Featured image of article: Pas Muriqit rradhën e ka Marash Kumbulla, Igli Tare kërkon të përfitojë nga “përgjumja” e Interit Igli Tare dhe Marash Kumbulla

ITALI- Pasi zyrtarizuan Vedat Muriqin për 21 milionë euro, Igli Tare është hedhur në sulm për të rrëmbyer edhe Marash Kumbullën. Sezonin e fundit futbollisti ishte lojtari më i mirë i Veronës duke zgjuar interesin e shumë klubeve më në zë. Interi ishte shumë pranë lojtarit,por zikaltërit po ngurojnë të mbyllin marrëveshjen.

Kështu Lazio ka nisur sërish kontaktet me presidentin e Veronës dhe i ka konfirmuar gatishmërinë e lacialëve për të paguar 15 milionë euro kesh dhe kartonët e 2-3 futbollistëve të rinj për të marrë mbrojtësin e talentuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithsesi veronezët janë më të prirur të arkëtojnë sa më shumë para kesh nga shitja e mbrojtësit, sesa futbollistë në këmbim, pasi tashmë kanë një organikë të kompletuar dhe sidomos me emra të rinj.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment