Rajoni

“Pas marrëveshjes se Kosova do të hyjë  në programin e SHBA-së për heqjen e vizave”/ Grenell mohon deklaratën e Selimit: NUK ËSHTË E VËRTETË

Ndërkohë Grenell në një postim që ka bërë ditën e sotme në rrjetet sociale ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.
Featured image of article: “Pas marrëveshjes se Kosova do të hyjë  në programin e SHBA-së për heqjen e vizave”/ Grenell mohon deklaratën e Selimit: NUK ËSHTË E VËRTETË Richard Grenell

SHBA- Ish- i dërguari i SHBA-së për bisedimet Kosovë -Serbi,Richard Grenell,  ka hedhur poshtë deklaratën e Ministritë të drejtësë të Kosovës Selim Selimi, i cili ditën e djeshme deklaroi se Kosova do të hyjë shumë shpejtë në programin “Visa Waiver Program” për heqjen e vizave me Amerikën.

“Neve na u zotuan që do të hymë shumë shpejtë në ‘Visa Waiver Program’, në programin e heqjes së vizave për Amerikë, si dy shtete”, ka thënë Selimi.

Ndërkohë Grenell në një postim që ka bërë ditën e sotme në rrjetet sociale ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Richard Grenell

Pas dy ditësh takime, dje u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Donald Trump, për Normalizimin Ekonomik. Sipas marrëveshjes, Serbia ka të drejtë që të përdorë liqenin e Ujmanit për t’u furnizuar me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Aty përfshihet dalja e Serbisë në portin e Durrësit, e gjitha kjo falë hekurudhës së dy vendeve që do të shtrihet nga “Adriatiku” deri në Serbi. Teknologjia 5G u hoq nga të dy vendet. Të vetmet gjëra që Kosova ka fituar nga marrëveshja janë ndalimi i fushatës së Beogradit për mosnjohjen e pavarësisë dhe fillimi i kërkimeve dhe identifikimit të të zhdukurve të luftës.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment