Diaspora

Pas marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, shqiptari fton për darkë shefin e Inteligjencës Amerikane në Dallas

Ky lajm është bërë i ditur përmes një postimi të tij në llogarinë e tij në facebook, momente të cilat i ka shoqëruar me foton nga pritja mjaft miqësore.
Featured image of article: Pas marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, shqiptari fton për darkë shefin e Inteligjencës Amerikane në Dallas Ismet Smajli dhe John Ratcliffe me bashkëshorten e tij Michele Ratcliffe.
Përditësuar:

SHBA- Aktivisti i çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Dallasi, Ismet Smajli, sekretar i përgjithshëm i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, dy ditë më parë ka pritur në lokalin e tij Shefin e Inteligjencës Amerikane, John Ratcliffe me bashkëshorten e tij Michele Ratcliffe.

Smajli i cili është sekretar general i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, ka ftuar për drek Ratcliffe vetëm pak orë pasi në Shtëpinë e Bardhë u nënshkrua marrëveshja nga Presidenti amerikan, Donald Trump, një marrëveshje e cila përbëhet prej 16 pikave.

Ky lajm është bërë i ditur përmes një postimi të tij në llogarinë e tij në facebook, momente të cilat i ka shoqëruar me foton nga pritja mjaft miqësore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Sot në një pritje private në Dallas mbas kthimit nga Washington D.C, ku mora pjesë në takimet atje me Nazar Mehmetin Presidentin e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, takim ky me mikun tim Shefin e Inteligjencës Amerikane, John Ratcliffe, dhe bashkëshorten e tij Mishele.”-shkruan Smajli, për takimin me Ratcliffe.

A.C/Dosja.al

Shto Koment