Aktualitet

Ish-kreu i Burgjeve Artur Zoto fiton 1.72 mln lekë, gjykata i jep dëmshpërblim

Ish-kreu i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto u arrestua në 21 shkurt 2017, dhe u lirua në 19 shtator të 2018-ës. Zoto u prangos pas dëshmisë së vartësisë të tij, Iljaz Labi, i cili ishte numri 2 i Burgjeve. Gjykata e dëmshpërblen me plot 1.72 mln lekë të reja.
Featured image of article: Ish-kreu i Burgjeve Artur Zoto fiton 1.72 mln lekë, gjykata i jep dëmshpërblim Artur Zoto, ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe vendimi i kompesimit financiar nga gjykata
Përditësuar:

TIRANË- Disa muaj pasi fitoi lirinë, ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto, ka fituar edhe dëmshpërblim. Dosja.al ka siguruar vendimin e Gjykatës Administrative në Tiranë, që mban datën 28 janar 2019, që i jep Artur Zotos plot 1.72 milionë lekë kompesim.

Vendimi i Gjykatës që i jep Artur Zotos 1.72 milionë lekë kompesim

Arrestimi dhe akuzat për korrupsion me tenderat e ushqimeve

Ish-kreu i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto u arrestua në 21 shkurt 2017, dhe u lirua në 19 shtator të 2018-ës. Zoto u prangos pas dëshmisë së vartësisë të tij, Iljaz Labi, i cili ishte numri 2 i Burgjeve.

Zoto u arrestua me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, pasi nga hetimet u akuzua se përfitoi para nga tenderat e ushqimeve. Ai e mohoi këtë akzuë dhe kërkoi lirimin nga burgu. Për 6 herë kërkesa e tij për t’u liruar u refuzua.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vartësi i tij, Iljaz Labi tha para prokurores Elisabeta Imeraj se ai kishte marrë 2 milionë lekë nga tre firma konkurruese duke i ndarë paratë me eprorin e tij Artur Zoto.

Zoto qëndroi për më shumë se 1 vit në qeli ku u dënua me 5 vite burg dhe 5 vite heqje të drejtës për të ushtruar funksione publike. Me burg u dënua dhe Iliaz Labi po për shkak të statusin të bashkëpunëtorit të drejtësisë 3 vite që ai duhet të kalonte në qeli u konvertuan në shërbim prove.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment