Aktualitet

Pas kërkesës për 63 vite burg për 4 anëtarët e grupit Habilaj, SPAK kërkon konfiskimin e 22 pasurive me vlerë 82.4 mln lekë, toka dhe apartamente

FOTO
Në kërkesën e lëshuar nga Spak, pasuritë që kërkohen të sekuestrohen janë të paluajtshme dhe bëhet fjalë për ndërtesë, një sërë apartamentesh si dhe garazh.
Featured image of article: Pas kërkesës për 63 vite burg për 4 anëtarët e grupit Habilaj, SPAK kërkon konfiskimin e 22 pasurive me vlerë 82.4 mln lekë, toka dhe apartamente Grupi i Habilajve
Përditësuar:

TIRANË– Pas kërkesës për 63 vite burg për 4 anëtarët e grupit Habilaj, SPAK ka kërkuar konfiskimin e 22 pasurive  me vlerë 82.4 mln lekë. 

Në kërkesën e lëshuar nga Spak, pasuritë që kërkohen të sekuestrohen janë të paluajtshme dhe bëhet fjalë për ndërtesë, një sërë apartamentesh si dhe garazh. Ato ndodhen të gjitha në Vlorë. Disa prej pasurive figurojnë në emër të Artan Habilajt, Ciko Habilajt, Zenepe Habilajt dhe Klementina Habilajt.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Dokumenti nga Spak

Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka kërkuar 63 vite burg në total për grupin e Habilajve. Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme, SPAK ka kërkuar pretencën për anëtarët e grupit, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Prokurorët e SPAK kërkuan 18 vite burg për Moisi Habilajn, edhe pse ky i fundit është në arrati që prej dhjetorit të vitit të shkuar. Ndërsa për Nazer Seitin, Meridian Sulajn dhe Fatmir Minajn, hetuesit kërkojnë 15 vite heqje lirie.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment