Politike

Nuk mori asnjë mandat në zgjedhje! Pas Jozefina Topallit dhe Nard Ndokës, edhe Astrit Patozi jep dorëheqjen nga partia e tij!

Me anë të një postimi, Patozi falenderon të gjithë mbështetësit e tij që e votuan mirëpo ka vendosur që të dorëhiqet nga drejtimi i partisë.
Featured image of article: Nuk mori asnjë mandat në zgjedhje! Pas Jozefina Topallit dhe Nard Ndokës, edhe Astrit Patozi jep dorëheqjen nga partia e tij! Astrit Patozi

TIRANË– Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Me anë të një postimi, Patozi falenderon të gjithë mbështetësit e tij që e votuan mirëpo ka vendosur që të dorëhiqet nga drejtimi i partisë. Më tej, ai shkruan se ka marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë për mosarritjen e objektivave elektorale.

Patozi shkruan më tej, se dorëheqja e tij është një akt moral përgjegjësie, por kurrërrësesi dorëzimi. Në fund, ai thotë se Bindja Demokratike nuk është një njeri, as një grup personash, e aq më pak pronë apo ndërmarrje biznesi e dikujt.

POSTIMI:

Duke falenderuar edhe një herë kandidatët, mbështetësit dhe të gjithë votuesit e Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, kam vendosur të marrë të gjitha përgjegjësitë për mosarritjen e objektivave tona elektorale dhe të dorëhiqem nga drejtimi i partisë.

Fakti që ne bëmë një betejë dinjitoze dhe qytetare, në mesin e një polarizimi ekstrem, që erdhi nga egërsia dhe ashpërsia e forcave kryesore politike, nuk mund të shërbejë në asnjë rast si justifikim për askënd prej nesh, por sidomos për mua që udhëhoqa fushatën. E kemi ditur që në fillim se në kohë lufte njerëzit nuk kanë mundësi të dëgjojnë muzikë, por nuk kemi ndërmend të fshihemi prapa rrethanave të vështira dhe të pazakonta.

Që nga dita e parë e krijimit të partisë, por sidomos gjatë kësaj fushate, pata fatin dhe privilegjin të njoh dhe bashkëpunoj me njerëz të shkëlqyer, politikanë me eksperiencë apo edhe të rinj të supermotivuar, të cilët më kanë mbushur me besim se ky është një investim, që nuk do të tretet.

Unë i inkurajoj ata të gjithë që ta vazhdojnë edhe më të vendosur këtë rrugëtim politik, i cili ka në epiqendër respektin për disa vlera dhe parime të qenësishme si dhe dëshirën për t’i shërbyer vendit dhe interesit publik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk mendoj se është koha për t’u dekurajuar, sepse ne i kemi ditur dhe marrë parasysh vështirësitë që në nisje të këtij projekti politik. Askush prej nesh nuk kishte keqkuptimin se rezultati do të arrihej me një të rënë të sopatës dhe asnjëherë nuk e kishim menduar se Bindja Demokratike ishte projektuar për vetëm një palë zgjedhje. Ndryshe, do të kishte qenë e pandershme dhe e padenjë për të gjithë ata shqiptarë, që e mbështetën dhe i besuan asaj.

Dorëheqja ime është një akt moral përgjegjësie, por kurrërrësesi dorëzim. E kemi shpallur që në ditën e parë të themelimit se Bindja Demokratike nuk është një njeri, as një grup personash, e aq më pak pronë apo ndërmarrje biznesi e dikujt. Ajo është një ide e bukur për të ndryshuar mënyrën e drejtimit të Shqipërisë, pasi ne mendojmë se ajo keqqeveriset për shkak të një sistemi të kapur, që ka mbyllur të gjitha shtigjet e konkurrencës së lirë.

Ndaj unë do të vijoj të mbetem një mbështetës i palodhur i kësaj ideje, si njeri politik dhe qytetar i angazhuar, sepse jam i bindur që është e vetmja rrugë për të pasur një atdhe më të drejtë, më pak të korruptuar, më të jetueshëm, dhe me një qeveri që shërben dhe nuk sundon.

I uroj fat dhe sukses Bindjes Demokratike në sfidat e radhës, si një projekt serioz që, sipas meje, ka për qëllim ndryshimin strukturor të politikëbërjes në këtë vend, i cili ka qenë që në fillim dhe duhet të vijojë mbetet sërish në dispozicion të ripërtëritjes të së djathtës dhe të opozitës në Shqipëri.

Dy ditë më parë njoftoi largimin nga partia e tij dhe Nard Ndoka. Po ashtu, një ditë para Ndokës, Jozefina Topalli bëri po të njëtin lajmërim. Këto dorëheqje vijnë pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

(a.b)/dosja.al

5 Komente në “Nuk mori asnjë mandat në zgjedhje! Pas Jozefina Topallit dhe Nard Ndokës, edhe Astrit Patozi jep dorëheqjen nga partia e tij!

  1. ja arrite qellimit per te cilen u krijove o brigadier i Goses . sna the sa lek te dha edi ? apo 350 mij euro??

    • Te lutemi mos e jep dorheqjen o zoti tosti,nuk te dhimset te lesh ne rruge BD ,kete parti te madhe me elektorat ne gjithe Shqiperin😜🤮.Duket qe e mbarove misionin tani mund te lozes kumar te Tajvani pa frik,nuk ke asnje ngarkes politike.
      Pse dhe dorheqjen nuk do thote qe je shembull per te tjeret,ti xhozi lymi rudi e mbaruat misionin dhe po rrini ne pritje te largimit te bashes qe te beni shpetimtarin,por listat e hapura treguan kush jeni ne te vertet ,jeni🤮dhe moret🍌,suksese ne jete

      • Fatkeqesi qe ne Shqiperi ka shume si ky tipi pa din e iman. Pa karakter, pa integritet dhe pa turp, u perdoret dhe iu hodhi KM si limona te shtrudhur. Misioni u kry!

  2. Doreheqja eshte fisnikeri. Jo si ca e ca qe vetem humbje njohin dhe nuk dine te largohen. E shikojne partine si pune dhe nuk dine te bejne gje tjeter.

  3. Edhe ti si Jozefina ,pasi mbaruat misionin ,si Lecka W.C. per Rilindjen po jep doreheqjen.Ky eshte gjest I nje njeriu , qe doreheqjen duhet ta jepte nga cdo funksion i P.D qe nga viti 2013., si nje nga pergjegjsit kryesor per humbjen e atij viti.

Shto Koment