Politike

Pas JO-së për negociatat/ Meta shtrëngim duarsh me Macron, vështrimi i presidentit të Frances s’duhet humbur (VD)

Meta takim me Macron në Paris. Presidenti: Bashkëpunimi me Francën, shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë europiane.

Francë- Mbërmjen e djeshme Presidenti i vendit Ilir Meta ka zhvilluar në takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Paris.

Vetë Presidenti ka publikuar pamje nga takimi ku është shprehur se  bashkëpunimi me Francën, shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë europiane!.

“Kënaqësi e veçantë të takohesha mbrëmë me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me rastin e Forumit të Parisit për Paqen! Bashkëpunimi me Francën, shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë europiane!”

Ajo që vemë re në këtë takim është se mes tyre ka pasur një shtrëngim duarsh dhe nuk ka munguar edhe një vështrim i Macronit ndaj Metës.  Pritet që së shpejti në Tiranë të vijë për vizitë zyrtare vetë Macron.

Dështojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më 18 tetor Donald Tusk konfirmoi se pas diskutimeve të gjata nuk vendos për një “PO”. Menjëherë pas vendimit Meta u shpreh se asgjë s’ka përfunduar dhe nuk duhet humbur shpresa. Ndërsa Hahn deklaroi se vendimi është një zhgënjim, BE nuk mbajti premtimin. Nuk kanë munguar edhe konferencat nga qeveria, ku Rama u shpreh se shpreson për një “Po” pranverën që vjen. Ndërsa Cakaj pohoi se asnjëherë qeveria Rama nuk u zotua se do të hapeshin me patjetër negociatat.

J.V/Dosja.al

Shto Koment