Bota

Pas injektimit patën reaksione! FDA nis hetimet, pse shkaktoi probleme vaksina anti-COVID e “Pfizer”

Peter Marks, drejtori i Qendrës për Vlerësimin dhe Kërkimin e Biologjikëve në FDA, njoftoi se janë shënuar të paktën pesë raste reaksionesh ndaj vaksinës.
Featured image of article: Pas injektimit patën reaksione! FDA nis hetimet, pse shkaktoi probleme vaksina anti-COVID e “Pfizer” Foto ilustruese

SHBA– Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) po punon me Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) për të gjetur “fajtorin” e reaksioneve alergjike që ka shkaktuar në disa raste vaksina anti-COVID e “Pfizer”.

Peter Marks, drejtori i Qendrës për Vlerësimin dhe Kërkimin e Biologjikëve në FDA, njoftoi se janë shënuar të paktën pesë raste reaksionesh ndaj vaksinës.

“Unë mendoj se kemi krijuar sistemin e duhur për të trajtuar reaksionet e rënda alergjike, megjithatë po monitorojmë rastet,”-tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ekspertët rekomandojnë që njerëzit që injektohen me vaksinën Pfizer të monitorohen për 15 minuta pas marrjes së dozës ose 30 minuta nëse kanë një histori ndaj reaksioneve alergjike. 

Raporte për reaksione ndaj vaksinës kanë ardhur nga Alaska dhe Britania e Madhe, megjithatë asnjë rast nuk ka qënë i rëndë dhe as nuk u ka rrezikuar jetën të injektuarve.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment