Bota

Pas infektimit të Donald Trump, preken nga sëmundja vdekjeprurëse edhe ish-këshilltarja e Presidentit dhe senatori Johnson 

Ndërkohë sot u njoftua se senatori republikan Ron Johnson, i cili kryeson Komisionin e Senatit për Sigurinë Kombëtare e Çështje Qeveritare, rezultoi pozitiv me COVID-19 të premten.
Featured image of article: Pas infektimit të Donald Trump, preken nga sëmundja vdekjeprurëse edhe ish-këshilltarja e Presidentit dhe senatori Johnson  Kellyanne Conway dhe Ron Johnson

SHBA- Kellyanne Conway, ish-këshilltarja e Presidentit Donald Trump njoftoi të premten se ishte infektuar me  COVID-19.

Kam simptoma të lehta (kollë të lehtë) dhe ndihem mirë. Kam filluar karantinën në konsultim me mjekët”, shkruante zonja Conway në Twitter.

Ndërkohë sot u njoftua se senatori republikan Ron Johnson, i cili kryeson Komisionin e Senatit për Sigurinë Kombëtare e Çështje Qeveritare, rezultoi pozitiv me COVID-19 të premten. Lajmi u bë i ditur nga një zëdhënës i tij shtunën. Ai shtoi se zoti Johnson “ndihet mirë dhe se nuk ka simptoma”, por se do të qëndrojë në izolim derisa mjekët t’i japin miratimin se ai nuk përbën rrezik për vetën e të tjerët. Ndihmësi i senatorit nuk dha ndonjë detaj se cili ka qenë kontakti i fundit që ka patur zoti Johnson.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: CNN

(A.k.dosja.al)

Shto Koment