Politike

Holanda ‘tërheq këmbën’, Zvicra kërkon kthimin e vizave për shqiptarët?! Mediat franceze: Na përdorin si trampolinë për kontrabandë

Media të ndryshme shkruajnë se Zvicra po mendon që pas Holandës të bëjë një kërkesë për kthimin e vizave për të gjithë shtetasit shqiptarë.
Featured image of article: Holanda ‘tërheq këmbën’, Zvicra kërkon kthimin e vizave për shqiptarët?! Mediat franceze: Na përdorin si trampolinë për kontrabandë Foto iLUSTRUESE
Përditësuar:

SHQIPËRI– Një ditë më parë gjatë mbledhjes në Dhomën e Ulët, Holanda u shpreh kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Ministri holandez, Stef Blok nuk dha një ‘Jo’ të prerë por tha se është shumë herët për Shqipërinë pasi ky vend ka shumë punë për të bërë.

Duhet të kujtojmë se vitin e kaluar tre vende mes tyre Holanda nuk ishin dakord për hapjen e negociatave për Shqipërinë duke e shtyrë për këtë qershor.

Mirëpo më 31 maj përfaqësuesi i Holandës në KE, Robert de Groot, dorëzoi në këtë komision, kërkesën zyrtare ku i kërkon në emër të Holandës rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë.

KE ende nuk ka dhënë një vendim të prerë por nëpërmjet zëdhënëses, Natasha Bertaud, është dhënë një reagim paraprak.

Bertaud u shpreh se nëse kjo gjë miratohet, do të ndalohet lëvizja e lirë për shtetasit shqiptarë.

Por ndërkohë që Shqipëria pret për vendimin e KE-së, po qarkullojnë lajme se pas Holandës edhe Zvicra kërkon të rikthejë vizat për shqiptarët.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se tashmë ligjvënësit zviceranë po ndërmarrin hapa ligjore për të ndjekur shembullin e Holandës në rivendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë.

TIO” ka bërë një shkrim ku ngre pikëpyetjen nëse Zvicra po e mbështet Holandën në lidhje me këtë vendim.

Lorenzo Quadri deputet në Parlamentin Federal Zviceran (Zvicera italiane, Kantoni Ticino) së bashku me kolegen e vet Roberta Pantani kanë bërë kërkesë me shkrim për interpelancë me temë: A e përkrah Zvicra kërkesën holandeze për rikthimin e vizave për shqiptarët?

Quadri ka shtruar gjithashtu edhe këto pyetje:

Cila është situata në Zvicër lidhur me krimin shqiptar, dhe në veçanti me atë të mafias? Situatat e denoncuara nga parlamenti shqiptar (gjithnjë e më shumë krime që vijnë në Shqipëri dhe gjithnjë e më të dhunshme, numri i shqiptarëve të pranishëm në territor që është shumëfish i atyre që shpallen zyrtarisht, imigracioni i paligjshëm) reflektohen në Zvicër?

– Nga gjashtëdhjet vende të përjashtuara nga detyrimi për viza hyrëse në zonën Shengen, a janë ato veçanërisht problematike nga pikëpamja e krimit të krijuar në Zvicër? Nëse po, a është qëllimi i Zvicrës të paraqesë të njëjtën kërkesë si Holanda?

Parlamenti e ka miratuar këtë mocion.

“Ouest-france” shkruan se si shqiptarët në grupe të organizuara futen të vjedhin dhe grabisin në banesa të shumta. Media lokale thekson se gjatë grabitjeve kanë mbetur edhe njerëz të vdekur, si pasojë e sulmeve nga shqiptarët.

Valeurs” e cilëson Shqipërinë si një nga vendet me aplikimet më të larta për azil.

Por gjithashtu edhe mediat franceze kanë ngritur problemet që po hasin në lidhje me emigrimin e shtetasve shqiptarë në vendin e tyre. Gazeta LE Figaro shkruan se për 4 muajt e parë të vitit 2019 krahasuar me 4 muajt e parë të vitit 2018 ka një rritje astronomike të kërkesave të shqiptarëve për azil në Francë.

Për Francën shqiptarët janë bërë problematikë jo vetëm si azilkërkues, por edhe se e përdorin territorin francez si trampolinë për të shkuar ilegalisht në Angli, SHBA dhe Kanada.

Për më tepër ata shkruajnë se bandat e strukturuara kriminale shqiptare me mbështetje politike në atdheun e tyre kanë rritur veprimtarinë e tyre teksa transportojnë kuintalë me drogë nga Amerika Latine ku si tranzit përdoret Porti i Durrësit.

Madje mediat franceze theksojnë me keqardhje se edhe armët e përdorura në aktin terrorist në Nicë gjatë festimeve te 14 korrikut, kanë pasur si tranzit Portin e Durrësit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment