Politike

Pas “goditjes nën brez” nga Tahiri, Kodheli feston ditëlindjen, surprizohet nga kolegët me lule (FOTOT)

Ditëlindja Mimi Kodhelin mesa duket e ka pritur në punë socialisten, megjithatë kolegët e saj politikanë kanë ditur si ta surprizojnë. 
Featured image of article: Pas “goditjes nën brez” nga Tahiri, Kodheli feston ditëlindjen, surprizohet nga kolegët me lule (FOTOT)

TIRANË– Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ditën e sotme feston ditëlindjen e saj të 55-të. 

Ditëlindja mesa duket e ka pritur në punë socialisten, megjithatë kolegët e saj politikanë kanë ditur si ta surprizojnë. 

Me një tufë lule, ka qënë Reme Lala ajo që i ka shkuar në zyrë Kodhelir për ta uruar me rastin e ditëlindjes. Më pas deputetes i janë bashkuar edhe të tjerë, demokratë e socialistë, si: Ditmir Bushati; Rudina Hajdari apo dhe Ralf Gjoni. 

Kodheli është rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes pasi ditën e djeshme gjatë seancës tek Krimet e Rënda, Tahiri tha para togave të zeza se radarët e ushtrisë nuk punonin dhe për këtë problem kishte vënë në dijeni ministren e Brendshme të asaj kohe, Mimi Kodhelin.

Pas deklaratës së ish-ministrit të Brendshëm, Kodheli tha se kur kishte marrë detyrën në shtator radarët i kishte gjetur të fikur. Sipas saj, Tahiri i kishte çuar letrën më tetor, ndërsa vetëm në dhjetor radarët kishin nisur punën. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment