Sport

Pas George Floyd, një tjetër afrikano-amerikan i vrarë nga policia, ekipet e NBA bojkotojnë ndeshjet

Tashmë, sezoni i NBA është në pikëpyetje pasi anëtarë të Lakers dhe Clippers kanë kërkuar të mos vazhdohet më. Ndërkohë, bojkoti u ndoq edhe nga WNBA apo në bejzboll ku nuk u pranua të luhej
Featured image of article: Pas George Floyd, një tjetër afrikano-amerikan i vrarë nga policia, ekipet e NBA bojkotojnë ndeshjet NBA

SHBA– Përballjet e Milwaukee-Orlando, Houston-Oklahoma dhe L.A.Lakers-Portland nuk do të luhen. Lojtarët bojkotuan ndeshjet. Arsyeja? Protestë në mbështetje të Jacob Blake , të riut me ngjyrë që u qëllua me armë nga policia në Wiskonsin. Një ligë qe ka impakt të madh, po vijon me betejën “Black Lives Matters” në një nivel tjetër, ndërsa protestat në rrugë sa vjen e shtohen.

Tashmë, sezoni i NBA është në pikëpyetje pasi anëtarë të Lakers dhe Clippers kanë kërkuar të mos vazhdohet më. Ndërkohë, bojkoti u ndoq edhe nga WNBA apo në bejzboll ku nuk u pranua të luhej. Kur sapo dukej sikur ishte venitur akti i shëmtuar i policisë amerikane ndaj afro-amerikanit George Floyd, i cili humbi jetën nga forca e ushtruar në qafë teksa ishte i ndaluar, policia amerikane është bërë sërish protagoniste e një tjetër incidenti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment