Politike

Pas fitores, Rama mban fjalim përballë deputetëve: Urime për fitoren! Ishte një garë e brendshme, solli dëme anësore

VIDEO
Përballë deputetëve ai tha se jo të gjithë kanë dalë të lumtur nga ndeshja sfiduese që fituan me një rezultat të qartë. 
Featured image of article: Pas fitores, Rama mban fjalim përballë deputetëve: Urime për fitoren! Ishte një garë e brendshme, solli dëme anësore Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se fitorja e mandatit të tretë ishte shumë domethënëse. Përballë deputetëve ai tha se jo të gjithë kanë dalë të lumtur nga ndeshja sfiduese që fituan me një rezultat të qartë.


Rama: Urime për fitoren shumë domethënëse për mandatin e tretë. Me punë dhe përkushtim, një arritje e mrekullueshme e Shqipërisë. Urimi im është për të gjithë ju, pavarësisht se jo të gjithë keni dalë të lumtur nga ndeshja sfidese që fituam me një rezultat të qartë. Nuk është aspak retorike kjo që them, të gjithë duhet të ndihemi fitues, duhet të mendoni si fitues, që të jeni gati, për ta kthyer këtë fitore për një fitore të madhe te Shqipërisë. Ishte një garë e brendshme, në listat e brendshme që ndodhte për herë të parë, por ka sjellë dhe dëme anësore. Gjynaf që nuk kemi mundur ta maksimizojnë rezultatin final. Kjo është një 74 shumë domethënëse për shkak të tërmetit dhe të pandemisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama mbledh ekipin e Partisë Socialiste: PD të na bashkohet për zgjedhjen e Presidentit…kush nuk na e ka zbardhur faqen, do largohet. Do riciklojmë administratën

(a.b)/dosja.al

Një Koment në “Pas fitores, Rama mban fjalim përballë deputetëve: Urime për fitoren! Ishte një garë e brendshme, solli dëme anësore

  1. O idiot ..o fitore ..o kafshe ..shif shendetesine ..o kafsh se po vdesin njerezit si te jen miza …e nuk mban kush pergjegjesi o moster ..o vk .

Shto Koment