Showbiz

Pas dy vitesh të ndarë, Adele dhe i shoqi konfirmojnë divorcin, këngëtarja përflitej për një marrëdhënie me reperin britanik Skepta

Media britanike, Us Weekly shkruan se procedurat e divorcit kanë filluar në Prill të vitit 2019 dhe kanë përfunduar sot. Pas më shumë se një viti e gjysmë, dyshja tashmë janë të ndarë dhe të lirë për të nisur një histori të re dashurie. 
Featured image of article: Pas dy vitesh të ndarë, Adele dhe i shoqi konfirmojnë divorcin, këngëtarja përflitej për një marrëdhënie me reperin britanik Skepta Adele dhe Simon Konecki

BRITANI E MADHE– Adele Laurie Blue Adkins MBE, këngëtarja e njohur nga të gjithë si Adele, ka firmosur divorcin me bashkëshortin e saj Simon Konecki, dy vite pas ndarjes.

Media britanike, Us Weekly shkruan se procedurat e divorcit kanë filluar në Prill të vitit 2019 dhe kanë përfunduar sot. Pas më shumë se një viti e gjysmë, dyshja tashmë janë të ndarë dhe të lirë për të nisur një histori të re dashurie. 

Lidhja mes Adele Konecki u bë publike në vitin 2017, kohë kur edhe vetë këngëtarja njohu një popullaritet të madh. Ata kanë edhe një fëmijë të quajtur Angelo, cili erdhi në jetë në vitin 2012.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas ndarjes së tyre, u përhapën thashethemet se Adele, filloi të dilte me reperin britanik Skepta, ‘fjalë’ të cilat ajo i hodhi poshtë duke deklaruar se është ‘single’.

(a.q/dosja.al)

Shto Koment