Showbiz

“Pas dy vajzave, djalë”, Jorida Tabaku shfaqet me barkun e rrumbullakosur në muajin e 8, s’heq dorë nga politika (FOTO)

Jorida Tabaku ka marrë pjesë në emisionin “Tempora” në muajin e 8 të shtatzënisë.
Featured image of article: “Pas dy vajzave, djalë”, Jorida Tabaku shfaqet me barkun e rrumbullakosur në muajin e 8, s’heq dorë nga politika (FOTO) Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka qenë pjesë e emisionit “Tempora” nën drejtimin e Sonila Meços. Me fustanin e kaltër dhe barkun që i bie në sy, Jorida Tabaku është në muajt e fundit të shtatzënisë.

Ish-deputetja, para disa kohësh zbuloi dhe gjininë e bebes, një djalë pas vajzave binjake.

“Djalë është pas dy vajzave,”- është shprehur ish-deputetja në emision duke rikonfirmuar se është në pritje të një djali.

Ajo është nënë e dy vajzave binjake, dhe tashme ndodhet në muajin e tetë të shtatzënisë. Me barkun e rrumbullakosur, duket se ish-deputetja nuk heq dorë nga politika dhe vendos të marrë pjesë në çdo kohë.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment