Bota

Pas dy muajsh në hapësirë, astronautët e NASA-s kthehen me sukses në Tokë

VIDEO
Të dy astronautët e NASA-s janë kthyer me sukses pas një qëndrimi prej dy muajsh në orbitë.
Featured image of article: Pas dy muajsh në hapësirë, astronautët e NASA-s kthehen me sukses në Tokë Pamje nga ulja e dy astronautëve te NASA-s.

SHBA– Dy muaj pasi astronautët e NASA-s, Bob Behnken dhe Doug Hurley u hedhën në hapësirë nga toka amerikane për herë të parë në gati një dekadë, dyshja është kthyer në Tokë të dielën.

Të dy astronautët e NASA-s janë kthyer me sukses pas një qëndrimi prej dy muajsh në orbitë. Ata udhëtuan për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me mjetin e ri fluturues Creë Dragon të kompanisë SpaceX.

Kapsula me astronautët Bob Behnken dhe Doug Hurley u ul me parashuta në Gjirin e Meksikës, duke i dhënë fund një udhëtimi që shënoi misionin e parë pas 9 vitesh të NASA-s për dërgimin e astronautëve në stacionin orbital.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga mediat e huaja është raportuar se menjëherë pas uljes, Behnken dhe Hurley raportuan se ndiheshin mirë, dhe nuk kishin asnjë problem nga ana shëndetësore.

Ishin dy muaj të shkëlqyer dhe ne vlerësojmë gjithçka që ju bëtë si ekuipazh për të na ndihmuar të provojmë aftësitë e Dragonit në fluturimin e tij të parë me njerëz.”- është shprehur astronauti Hurley anëtarit amerikan të ekuipazhit të mbetur në stacion, Chris Cassidy, para largimit.

Burimi: ABC.net

A.C/Dosja.al

Shto Koment