Politike

Pas dorëheqjes së Taulant Mukës, emërohen dy zv/ministrat e rinj të Arsimit (EMRAT)

Pak minuta më parë janë publikuar emrat e dy zv/ministrave të Arsimit.  Mësohet se dy zv/ministrat e rinj të arsimit janë Redi Shtino dhe Lorena Haxhiu. 
Featured image of article: Pas dorëheqjes së Taulant Mukës, emërohen dy zv/ministrat e rinj të Arsimit (EMRAT) Zv/ministrat e rinj të Arsimit Lorena Haxhiu dhe Redi Shtino
Përditësuar:

Pak minuta më parë janë publikuar emrat e dy zv/ministrave të rinj të Arsimit.  Mësohet se dy zv/ministrat e rinj të arsimit janë Redi Shtino dhe Lorena Haxhiu.

Kjo e fundit shumë e njohur për publikun shqiptar. (Lexo këtu)

Pak muaj më parë, më 21 nëntor të 2018 dha dorëheqjen nga detyra si zv/ministër i Arsimit Tualant Muka.

Dorëheqja iu dorëzua kryeministrit Rama për dijeni edhe Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, me motivacionin e pamundësisë për të ndryshuar sistemin arsimor nga brenda.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Për arsye etike, morale dhe profesionale dhe të papajtueshmërisë që unë kam me modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i zëvendësministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë.”, shkruhej ndër të tjera në motivacionin e Taulant Mukës. Ky i fundit u bë edhe pjesë e protestës së studentëve dhe kërkoi ndryshime në Ligjin e Arsimit të Lartë.

Kujtojmë që Muka e mori këtë detyrë pas dorëheqjes së Ervin Demos. Muka e akuzoi Demon për plagjiaturë në doktoraturë, gjë që çoi në dorëheqjen e Demos.

Taulant Muka, zv/ministri i Arsimit

J.V/Dosja.al

Shto Koment