Bota

Pas Donald Trump, nominohet për Çmimin Nobel për Paqe edhe kryeministri i Izraelit

Në këtë nominim ndër arritjet e kryeministrit është përmendur nënshkrimi që u bë ditën e djeshme mes Bahreinin dhe Emirateve të Bashkuara në Shtëpinë e Bardhë.
Featured image of article: Pas Donald Trump, nominohet për Çmimin Nobel për Paqe edhe kryeministri i Izraelit Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Pas presidentit amerikan, Donald Trump, ditën e sotme edhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe. Sipas mediave të huaja, nominimi është bërë  nga politikani italian, Paolo Grimoldi, i partisë së ekstremit të djathtë të Lidhjes Veriore. Mësohet se Grimoldi e nominoi Netanyahun për arritjet e fundit diplomatike.

Në këtë nominim ndër arritjet e kryeministrit është përmendur nënshkrimi që u bë ditën e djeshme mes Bahreinin dhe Emirateve të Bashkuara në Shtëpinë e Bardhë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë javën e kaluar, politikani norvegjez Christian Tybring nominoi presidentin e SHBA-së, Donald Trump për Çmimin Nobel të Paqes. Nga ana tjetër deputeti suedez Magnus Jacobsson nominoi qeverinë e SHBA-ve, Kosovës dhe Serbisë për çmimin Nobel për Paqe pas nënshkrimit të marrëveshjes së 4 Shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment