Showbiz

Pas divorcit, Kaney West tha pikërisht këto fjalë kur Kim Kardashian i dha lajmin e përfundimit të serialit “Keeping Up With The Kardashians”

Në serinë e fundit të “Keeping Up With The Kardashians”, Kim tregoi se çfarë i ka thënë Kanye në lidhje me vendimin për t’i dhënë fund spektaklit pas 20 sezonesh.
Featured image of article: Pas divorcit, Kaney West tha pikërisht këto fjalë kur Kim Kardashian i dha lajmin e përfundimit të serialit “Keeping Up With The Kardashians” Kaney West, Kim Kardashian

SHBA– Pas 20 sezonesh që i kthyen pjesëtaret e familjes Kardashian-Jenner në yje të showbizit seralit “Keeping Up With The Kardashians” i ka ardhur fundi.

Ky lajm tronditi të gjithë adhuruesit e serialit duke u shprehur se nuk kishin menduar kurrë që një ditë kjo gjë do të ndodhte.

Në episodin e fundit të “Keeping Up With The Kardashians”, Kim tregon se çfarë i ka thënë Kanye në lidhje me vendimin për t’i dhënë fund spektaklit pas 20 sezonesh.

Para se të tregonte se çfarë i kishte thënë reperi, Kim reflektoi në lidhje me suksesin e familjes së saj.

Mendoj se pas 20 sezonesh, kjo është më shumë nga ç’e prisnim ne. As që e mendonim se mund të shkonim deri tek sezoni i dytë. Nuk mendonim se ndonjë mund të shikonte spektaklin për familjen tonë të çmendur. Por përpara se të kuptojmë se si do të jetë rrugëtimi jonë në të ardhmen, na duhet të mbyllim këtë kapitull dhe t’i themi mirupafshim Keeping Up With The Kardashians”, mësohet se i ka thënë Kim, ish-bashkëshortit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përpara se ta shpërndante publikisht lajmin, Kim telefoni miqtë e saj të ngushtë për të treguar gjithçka dhe në këtë moment zbuloi se çfarë i ka thënë Kanye.

Ai më tha ‘Bëj çfarëdo që të bën ty të lumtur’”, u shpreh Kim, teksa i tregonte mikut të saj Simon Huck në lidhje me vendimin.

Kujtojmë se Kim Kardashian firmosi kërkesën për divorc nga Kanye West në 19 shkurt, pas 6 vitesh martesë.

(o.l./dosja.al)

Shto Koment