Virale

Pas disa orësh zuri një salmon, ariu i ‘vjedh’ darkën peshkatarit dhe largohet me shpejtësi

VIDEO
Një ari i ka rrëmbyer një salmon një peshkatari dhe më pas është larguar me vrap. Ngjarja është regjistruar në Alaskë.
Featured image of article: Pas disa orësh zuri një salmon, ariu i ‘vjedh’ darkën peshkatarit dhe largohet me shpejtësi

ALASKË-Një peshkatar në Alaskë u surprizua nga një ari, i cili i vodhi darkën. Kafsha u afrua, sapo pa që peshkatari kishte zënë një salmon me grepin e tij.

Burri nuk lëvizi nga vendi, teksa në grep mbante salmonin, ndërsa ariu afrohej gjithnjë e më shumë. Ariu, i cili u kthye fillimisht, ndryshoi mendje dhe u drejtua tek salmoni.

Pas e mori peshkun me të dyja duart, ariu e përtypi përpara syve të peshkatarit dhe në fund i tërhoqi edhe grepin. Sipas Daily Mail, viedoja është regjistruar më 26 korrik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për fat të mirë, ariu e kishte mendjen tek salmoni dhe nuk e sulmoi peshkatarin.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment