Aktualitet

Pas disa ditësh, shfaqet sërish Covid-19 në Delvinë/ Identifikohen 3 raste të reja, dyshohet se janë sanitare dhe mësues

Po ashtu bëhet e ditur se të infektuarit janë edukatore, sanitare dhe mësues, sakaq nuk dihet se në cilat kopshte janë të prekurit.  
Featured image of article: Pas disa ditësh, shfaqet sërish Covid-19 në Delvinë/ Identifikohen 3 raste të reja, dyshohet se janë sanitare dhe mësues Foto Ilustruese

SARANDË– Ditën e sotme në Delvinë janë regjistruar 3 raste të reja me Covid-19. Sipas informacioneve mësohet se rastet e reja janë regjistruar në kopshtet dhe çerdhet e vendit.

Po ashtu bëhet e ditur se të infektuarit janë edukatore, sanitare dhe mësues, sakaq nuk dihet se në cilat kopshte janë të prekurit. Ndërkohë pas kësaj situate janë alarmuar dhe prindërit pasi i frikësohetn faktit se mund të preken me Covid-19 të vegjlit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Infeksionet në Delvinë vijnë disa ditë pasi në vend nuk ishte shënuar asnjë rast i prekur me sëmundjen vdekjeprurëse.  Që prej fillimit ta pandemisë deri më tani në të gjithë Shqipërinë janë regjistruar 11,816 të infektuar dhe 343 të vdekur.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment