Rajoni

Pas deklaratave të Varhelyi reagon Zaev: Ne presim të gjejmë zgjidhje me qeverinë e re bullgare

Duke folur në një konferencë shtypi në përgjigje të një pyetjeje nëse ai pret që të hiqet vetoja për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, ai theksoi se është i bindur në gjetjen e zgjidhjes.
Featured image of article: Pas deklaratave të Varhelyi reagon Zaev: Ne presim të gjejmë zgjidhje me qeverinë e re bullgare Zoran Zaev

MAQEDONIA E VERIUT– Kryeministri maqedonas Zoran Zaev shprehu shpresën se qeveria e re bullgare do të formohet në prill për të vazhduar bisedimet, njoftoi BGNES.

Duke folur në një konferencë shtypi në përgjigje të një pyetjeje nëse ai pret që të hiqet vetoja për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, ai theksoi se është i bindur në gjetjen e zgjidhjes.

Sidoqoftë, Kryeministri përsëriti se identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase nuk kanë qenë dhe nuk mund të jenë subjekt i negociatave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Më e rëndësishme është se çfarë lloj historie po shkruajmë sot, është e rëndësishme se çfarë do t’u lëmë të rinjve, brezave të ardhshëm”, shtoi Zoran Zaev.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment