
Përditësuar:
Kryeministri Edi Rama ditën djeshme darkoi me Ramush Haradinajn dhe presidentin Hashim Thaçi bashkë me disa zyrtarët të lartë të qeverisë së Kosovës. Mësohet se ata darkuan në shtëpinë e Thaçit por ende nuk dihet se për çfarë ata diskutuan.
Pas takimit të djeshëm Haradinaj ka pritur sot në zyrë Thaçin. “Në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore, sot prita në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para udhëtimit të tij në ShBA.”, shprehet Haradinaj në një postim në Facebook.
Duhet të themi se Haradinaj dhe Thaçi kanë debate në lidhje me çështjen e kufinjve të Kosovës dhe për taksën ndaj mallrave serbe.(Lexo edhe këtë)
J.V/Dosja.al