Politike

“Pas çdo krimi del një nip deputeti socialist”, Spahiu e ‘vë me shpatulla pas murit’, Qefalia: PS ka ndërtuar siguri, po arreston kriminelët

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në ”Open”, Spahiu pyeti me tone të ashpra Qefalian përse sa herë ndodh një krim, fshihet pas nipi, apo kushëriri i ndonjë deputeti të PS-së. 
Featured image of article: “Pas çdo krimi del një nip deputeti socialist”, Spahiu e ‘vë me shpatulla pas murit’, Qefalia: PS ka ndërtuar siguri, po arreston kriminelët Kreshnik Spahiu dhe Xhemal Qefalia

TIRANË– Debate te nxehta mes Kreshnik Spahiut dhe deputetit të Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në ”Open”, Spahiu pyeti me tone të ashpra Qefalian përse sa herë ndodh një krim, fshihet pas nipi, apo kushëriri i ndonjë deputeti të PS-së.

Si ka mundësi që në çdo krim del nipi, kushëriri i ndonjë zyrtari të Partisë Socialiste? A nuk ka e gjithë kjo PS njerëz të pastër?- e pyeti Spahiu deputetin.

Ndërsa, Qefalia u përgjigj duke thënë se: “Kjo nuk është e vërtetë. Partia Socialiste ka ndërtuar siguri në vend dhe po lufton më shumë se asnjëherë ndaj krimit. Ju keni qenë këtu atëherë, në kohën kur ishin këto në pushtet nuk është arrestuar asnjë kriminel”, tha Qefalia.

(a.m./dosja.al)

Shto Koment