Bota

Pas burgosjes së Navalnyt, gruaja e tij niset për në Gjermani, nuk dihet arsyeja

Alexei Navalny u dërgua në Gjermani verën e kaluar pasi u helmua në Siberi me një agjent nervor shumë i rrezikshëm, ku prej javësh qëndroi në koma. Navalny ndodhet tashmë në burg, pasi u arrestua në aeroport, pasi u kthye nga shteti gjerman.
Featured image of article: Pas burgosjes së Navalnyt, gruaja e tij niset për në Gjermani, nuk dihet arsyeja Yulia Navalnaya

RUSI- Teksa kritiku i pushtetit të Kremlinit, ndodhet në burg ku dhe është dënuar me 3 vite e gjysmë gruaja e tij Yulia Navalnaya, ka fluturuar me avion nga Rusia për në Gjermani. Fillimisht lajmi është bërë i ditur nga media Interfax, që ka cituar një burim të saj. Deri më tani nuk dihet se pse ajo është nisur drejt Gjermanisë, dhe mediat nuk kanë dhënë asnjë detaj për këtë. 

Alexei Navalny, u dërgua në Gjermani verën e kaluar pasi u helmua në Siberi me një agjent nervor shumë i rrezikshëm, ku prej javësh qëndroi në koma. Navalny ndodhet tashmë në burg, pasi u arrestua në aeroport, pasi u kthye nga shteti gjerman.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në pranga disa kohë më parë ra dhe gruaja e Navalnyt e cila u arrestua nga autoritetet ruse gjatë protestave në mbështetje të liderit opozitar, por që u lirua pas disa orësh.  Navalnyt tashmë i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë pas rikthimit në atdhe nga Gjermania, ku ishte duke u shëruar me rastin e helmimit me nervin Novichok.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment