
TIRANË- Blogerja e njohur Armina Mevlani është një prej personazheve më të përfolur të shoëbizzit. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku edhe ndiqet nga një numër i lartë ndjekësish.
Në pytjet e bëra rutinë në Instastory Armina dje zbuloi se vuante zakonihst nga ankthi, ndërsa ditën e sotme ka zbuluar një tjetër problem që e shqetëson.
Sipas saj mbrëmjen e djeshme ka përjetuar natën më të frikshme, duke qenë se ka kaluar në paralizë gjumi .

“Dje kalova në paralizë gjumi. Ishte e tmerrshme. Isha zgjuar, por s`mund të flisja. A e ka kaluar dikush tjetër? Më shkruani në privat”, rrëfen Armina.
Armina madje edhe ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të saj që t’i sugjerojnë mënyra për të shpëtuar nga kjo lloj ndjesie.
A.C/Dosja.al