Sport

Pas 7 muajsh, kthehet i gatshëm: Fernando Muslera “sheh” derbin e Stambollit

A do të marrë pjesë Muslera në derbin kundër Beshiktashit? Nëse portieri uruguajan do të luante të dielën, kjo do të ishte një surprizë për të gjithë
Featured image of article: Pas 7 muajsh, kthehet i gatshëm: Fernando Muslera “sheh” derbin e Stambollit
Përditësuar:

TURQI – Në qershor 2021 ai do të mbushë 35 vjeç, prandaj fraktura e tibias dhe fibulas e pësuar në qershorin e kaluar, kishte krijuar frikë për karrierën e tij. Por Fernando

Muslera është duke u rikuperuar dhe, pavarësisht nga dhimbja që pësoi gjatë humbjes së nënës së tij muajt e fundit, ai duket i gatshëm të kthehet në fushë. Madje të gjithë janë kuriozë të dine, nëse portieri i Gallatasarajit do të të jetë me ekipin e tij në derbin e madh të së dielës së 15 janarit ndaj Beshiktashit.

Në fakt, mësohet se Fernando Muslera është rikuperuar plotësisht dhe do të mbrojë portën e Gallatës brenda një jave. Ai nuk do të jetë në gjendje të luajë ende ndaj Beshiktashit, si një masë paraprake, por do të jetë në ndeshjen tjetër kundër Denizlispor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Portieri uruguajan, i cili theu këmbën sezonin e kaluar, është rikuperuar plotësisht, por koha e tij për t’u kthyer në fushë është zgjatur për shkak të dhimbjeve në ijë. Për këtë arsye Muslera, i cili nuk do të rrezikohet në derbin e Beshiktashit, do të përfshihet në skuadrën e ndeshjes që do të luhet ndaj Denizlispor.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment