Sport

Pas 5 muajve burg, Portugalia i jep një mundësi të dytë mbrojtësit të Olimpiakos

Ai u arrestua përpara pesë muajve nga policia me akuzën e pengmarrjes, kanosjes si dhe atë të vjedhjes me armë zjarri.
Featured image of article: Pas 5 muajve burg, Portugalia i jep një mundësi të dytë mbrojtësit të Olimpiakos

PORTUGALI – Ruben Semedo, është emri i mbrojtësit 25-vjeçar, i cili u arrestua përpara pesë muajve nga policia me akuzën e pengmarrjes, kanosjes si dhe atë të vjedhjes me armë zjarri.

Pasi kreu dënimin e tij të shkurtuar me 5 muaj heqie lirie,  kombëtarja e portugalisë, i ka dhënë atij një ftesë për t’ju bashkuar ekipit.

Trajneri i portugalisë Fernando Santos gjatë një deklarate për mediat, u shpreh se të tërë njerzit gabojnë, dhe se të gjithë e meritojnë një mundësi të dytë.

Ai tha se e kanë ndjekur futbollisitin, dhe se ai ka shumë për të dhënë dhe i duhet ekipit të Portugalisë.

Nga ana tjetër, gjithashtu dhe 25-vjeçari ka folur për eksperiencën e tij në burg, duke thënë se ai kishte qarë disa herë, dhe kishte ndënjur shumë net pa gjumë.

Sipas tij, eksperienca e tij pas hekurave, e ka bërë atë reflektojë, dhe të ndryshojë disa pjesë jo të mira të tijat.

Ai u shpreh se do të bëjë çmos që të japë më të mirën e tij për ekipin e portugalisë.

Shto Koment