Rajoni

Pas 32 viteve largohet nga detyra, Presidentja e Kosovës mesazh të veçantë për Eliot Engel. Osmani: Faleminderit për shtetëndërtimin e Kosovës

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Osmani shkruan se vendosmëria e Engel për mbështetje dhe shtetndërtimin e Kosovës ishin të domosdoshme.
Featured image of article: Pas 32 viteve largohet nga detyra, Presidentja e Kosovës mesazh të veçantë për Eliot Engel. Osmani: Faleminderit për shtetëndërtimin e Kosovës Vjosa Osmani dhe eliot Engel

KOSOVË- Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar kongresmenin amerikan, Eliot Engel, për shërbimin dhe miqësinë e tij për Kosovën.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Osmani shkruan se vendosmëria e Engel për mbështetje dhe shtetndërtimin e Kosovës ishin të domosdoshme.

“Faleminderit për shërbimin dhe miqësinë tuaj të çmuar, Kongresmen Eliot Engel. Njohja juaj e nevojës për drejtësi dhe vendosmëria juaj në mbështetjen e shtetndërtimit të Kosovës ishin të domosdoshme. Njerëzit tanë janë përjetësisht mirënjohës dhe ju urojmë çdo të mirë në përpjekjet tuaja të ardhshme.” ka shkruar ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Eliot Engel largohet sot nga Kongresi në SHBA, pas 32 vjetëve karrierë. Kongresmeni i njohur ndryshe si “miku i shqiptarëve” për shkak të mbështetjes që ka dhënë për Kosovën, është përshëndetur edhe nga figura të rëndësishëme në vendin tonë.

Engel njihet si miku më i mirë i shqiptarëve për vetë rolin e tij vendimtar për Çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës, bombardimet e NATO-s ndaj serbëve dhe parandalimin e një genocidi në masë. Kosova ka emëruar një rrugë dhe një autostradë për nder të Engelit dhe madje, ka lëshuar një pullë postare me fotografinë e tij.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment